Gjatë javës së kaluar, Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë kërkesën për lirimin e Sylejman Selimit. Avokati i tij, Tomë Gashi sot ka thënë se Supremja ka nxjerr aktgjykim të ri në tentativë për të krijuar konfuzion të qëllimshëm për mosrespektimin e vendimeve të veta për lirimin e Selimit.
“Gjykata Supreme e Kosoves ka nxjerr aktgjykim te ri ne tentative per te krijuar konfuzion te qellimshem per mos respektimin e vendimeve te veta per lirimin e Sylejman Selimit. Gjykata Supreme e Kosoves e merr kete vendim me arsyetimin se “nuk ka prova per marredheniet e dashurie ne mes te gjyqtareve” por kinse mbrotja thirret ne thashetheme. Ne ditet ne vijim do ti publikojm dokumentin qe verteton per marredhenie dashurie ne mes te Kryetarit te Trupit Gjykues Darius Selicki dhe Gjyqtares Ana Adamska Galant te cilet kan marr vendim te perbashket per denimin pa prova te Gjeneral Sylejman Selimit dhe te gjithe te tjereve ne rastin Drenica. Per me teper ne kete dokument ka prova te shkruara se kryetari I Trupit Gjykues Darius Selicki I ka quajtur Ushtaret e UCK’s qe I ka gjykuar “shtaze”(animals) dhe Shqipetaret si krijesa nga “incesti” ( Albanians as “inbred”). Me tej, ai ka deklaruar se nese I denoj te akuzuarit ( Gjeneral Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe 15 komandant dhe ushtare te tjere te UCK’s ) ai do te gjej pune gjithkun ne Bashkimin Evropian. Dokumenti qe do te publikohet do te jete vetspjegues”, ka shkruar ai.