Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim në- Kryesi të partisë, ka deklaruar se dialogu Kosovë-Serbi duhet të zhvillohet për çështje të interesit të përbashkët, dialog të dy shteteve e jo si dialog mes Prishtinës e Beogradit dhe duhet të përfundojë me njohje. Dialogu i deritashëm, do të kërkojmë edhe nga Komisioni Evropian që të jetë dialog mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë. Dialogu nuk duhet ta va në pikëpyetje shtetësinë dhe duhet ta vazhdojë brenda kornizës kushtetuese. Kjo marrëveshje duhet të punojë që asnjëra palë të mos e pengojë tjetrën në rrugën evropiane. Ne vlerësojmë se dialogun mund ta vazhdojë një Qeveri e shumicës. LDK vazhdon të qëndrojë pranë bindjes se institucionet e tanishme nuk mund ta bartin këtë proces as qeveria e as presidenti. Qeveria nuk e ka shumicën derisa presidenti nuk ka legjitimitetin. Si LDK do të jemi të gatshëm vetëm kur të legjitimohen institucionet përmes votës, zgjedhje duhet të ketë sa më parë. Ndryshimi i kufijve nuk vjen fare në shprehje e as pushteti i tretë”, tha Isa Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …