leoni

Mbyllet Festivali i Teatrove në Ferizaj, shfaqja “Gratë” nga Shkupi, vlerësohet me çmimin shfaqja më e mirë

Mbrëmë, me shfaqjen “Im atë donte Adolfin” nga Teatri i Qytetit- Gjilan, u mbyll edicioni i 48-të i Festivalit të Teatrove në Ferizaj, ku për tetë netë me radhë në skenën e Teatrit “Adriana” në Ferizaj u ngjitën trupa teatrore nga Shkupi, Korça, Prishtina, Prizreni, Gjilani, Kumanova, Ferizaj, dhe shfaqja mysafire “Le Pont” nga Franca me dy aktorët e kalibrit botëror, Rexhep Mitrovica dhe Arben Bajraktaraj. E veçanta e këtij edicioni të 48-të Festivalit të Teatrove në Ferizaj ishte konkurrimi me katër drama shqipe si dhe pjesëmarrja e shfaqjes mysafire nga Franca. Mijëra artdashës zunë vendet e tyre për të përcjellë çdo natë shfaqjet e programit të sivjetmë të Festivalit. Pas tetë netësh shfaqje teatrore të produksioneve ndër më të mira të sivjetmë, juria e festivalit e përbërë nga Prof. Fadil Hysaj, Blerta Rrustemi-Neziraj dhe Nexhat Xhokli dhanë këtë vlerësim:

  1. Çmimi i gazetarëve ferizajas, Shfaqja “Gratë”, Teatri Shqiptar- Shkup;

  2. Skenografia më e mirë: Mentor BERISHA, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu”-Prizren;

  3. Kostumografia më e mirë: Samka FERRI, për shfaqjen, “Ata që ikin”, Teatri “Bekim Fehmiu” – Prizren;

  4. Roli më i mirë episodik: Vjosa ABAZI, Teatri “Adriana” -Ferizaj;

  5. Roli dytësor më i mirë (Femër): Armenis Jovanovska Nokshiqi, Teatri Shqiptar -Shkup

  6. Roli dytësor më i mirë (Mashkull): Avni Shkodra, Teatri Qytetit-Gjilan

  7. Aktorja më e mirë – Çmimi “Adriana”:

Elia ZAHARIA, Teatri ”Andon Zako Çajupi” – Korçë;

  1. Aktori më i mirë – Çmimi “Ismail Rama”: Shpëtim Selmani, Teatri Kombëtar i Kosovës

  2. Regjia më e mirë: Qëndrim RIJANI, Teatri Shqiptar-Shkup

  3. Çmimi për shfaqjen më të mirë të festivalit: Shfaqja “Gratë” Teatri Shqiptar-Shkup, çmim ky që ndryshe nga herat tjera ka një çek prej 1,000 eurosh.

Gjithashtu, për të gjitha trupat pjesëmarrëse u ndanë mirënjohje. Për tetë netë të festivalit, pas çdo shfaqje u mbajtën diskutime për shfaqjen të udhëhequra nga Prof. Haqif Mulliqi. Në këtë edicion të Festivalit në dërrasat e Teatrit “Adriana” u ngjitën mbi 100 aktorë dhe pati mbi 2000 shikues. Ky edicion i Festivalit të Teatrove u mbështetë nga Komuna e Ferizajt, Culture for Change, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Raiffeisen Bank, Teatri “Adriana”, kafiteria Barabar dhe sponsorët medial RTK dhe TV TEMA.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …