Drejtoria për Buxhet dhe Financa shton stafin e saj

E udhëhequr nga kryesuesi i Asamblesë komunale në Deçan Haki Shehaj, është mbajtur mbledhja e rregullt e KPF-së. Për këtë takim ishte propozuar ky rend pune. – Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar, – Shqyrtimi i Planit Zhvillimor Komunal të Arsimit, – Shqyrtimi i Rekomandimit  të Komisionit për emërimin e rrugëve dhe marrja e vendimit për emërim të rrugëve, – Shqyrtimi i kërkesë së Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë për dhënien e pronës komunale KEDS-it  për ndërtimin e Trafostacioneve të energjisë në fshatin Beleg dhe në Strellc të Ulët, – Shqyrtimi i kërkesave, – Të ndryshme.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar Drejtori për Buxhet dhe Financa në komunën e Deçanit, Agron Demukaj i propozoi KPF-së që të miratoi kërkesën e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa që kësaj drejtorie ti shtohet staf  prej 8 personave më kontrata të veçantë për kryerjen e shërbimeve  të zyrës së tatimit në pronë në kuadër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa. Ky staf do të bëjë rivlerësimin e të gjitha objekteve  dhe pronave në territorin e komunë së Deçanit. Pas dhënies së sqarimeve të duhura nga Drejtori nga  KPF-ja është aprovuar ky propozim. Pas aprovimit të kësaj kërkese pika e dytë e rendit të ditës nuk është diskutuar më arsyetimin se mungon personi përgjegjës për diskutim të kësaj pike. KPF-ja rekomandon që kjo pikë të hiqet nga rendi i ditës së mbledhjes se kuvendit më arsyetimin se në KPF ka munguar personi përgjegjës për sqarime shtesë të kësaj pike të rendit ditës. Kjo pikë e rendit të ditës nuk do të diskutohet në seancën e rregullt të asamblesë  komunale. Pika e 3-të e rendit të ditës do të diskutohet edhe në seancën  e rregullt të Asamblesë Komunale. Për pikën e 4-të të rendit të ditës KPF-ja  propozon që të gjitha kërkesat që vinë për dhënie në shfrytëzim të pronës komunale në shfrytëzim duhet që paraprakisht të shqyrtohen nga komisioni komunal për dhënie në shfrytëzim te pranove komunale e  pastaj të diskutohen në KPF dhe në Asamble.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …