leoni

Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Në bazë të cilave vlera mbahen të izoluar rreth dy milionë shqiptarë të Evropës?

Mediet më 29 tetor 2018, njoftuan publikun se liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës nuk pritet të ndodhë as në fund të këtij viti se: “Bashkimi Evropian është bllokuar për shkak të hezitimit të shumë shteteve anëtare të këtij unioni. Në takimin e fundit të mbajtur nga ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, i njohur si COREPE, është dëshmuar se 12 ose 13 shtete të BE-së ende hezitojnë ta mbështesin një vendim të tillë”. Të fuqishmit mund ta bëjnë ketë, por mbi bazën e cilave vlera e bëjnë ketë? Të fuqisë? Të drejtësisë? Të humanizmit? Apo pse po ju dhimbset ndëshkimi i politikave millosheviqiane të gjenocidit? (Fjala është për vendet që po e pengojnë liberalizimin e vizave për qytetarët  më të përvuajtur të Evropës gjatë gjithë shekullit XX)?

Sigurisht që ky lajm nuk është i mirë vetëm pse qe dy dekada po mbahen të izoluar si në Geto (vendet e BE-së, jo pak herë kanë treguar gatishmëri për të luftuar çdo formë të getoizimit), më pak se dy milion qytetarë të Kosovës të cilët në 50 vjetet e fundit në vendet e BE-së kanë imigruar për shkaqe politike e ekonomike mbi një milion familjar të tyre të cilët me djersën e tyre kanë ndihmuar në zhvillimin e atyre vendeve dhe zhvillimin e atyre vendeve e ndihmojnë edhe sot. Nuk është i mirë as për faktin pse me vendimet e Fuqive të Mëdha në fillim të shekullit XX e krejt deri në qershorin e vitit 1999, kjo pjesë e kombit shqiptar jetoi e gjallëroi nën thundrën e shovinizmit serb duke hequr të “zitë e ullirit”, gjatë të cilës kohë disa herë përjetoi holokaustin e egër dhe gjenocidin serb (1998/99), për çka në fund të shekullit XX, ndodhi ndërhyrja ushtarake ndërkombëtare për shkak të krizës së rëndë humanitare të shkaktuar nga makineria ushtarake e policore  e Serbisë, pjesë e secilës makineri ishin edhe drejtuesit e sotëm të Serbisë. Mbi të gjitha nuk është lajm i mirë, pse disa vende, dhjetë a më shumë sish, i kanë bllokuar më pak se dy të tretat e këtij populli për të lëvizur të lirë në zonën shengen. Nuk e di, ky izolim i njerëzve më të varfër të Evropës mbi bazën e çfarë vlerave njerëzore, demokratike e humanitare është duke u bërë? A është në përputhje ky izolim më të drejtat e liritë e njeriut dhe vlerat evropiane?

Nëse mbahen të izoluar pse në Kosovë nuk sundon rendi e ligji i cili vije si pasojë e mos funksionimit të  sistemit  jo efikas të drejtësisë, këtu nuk mund të amnistohet as BE-ja e cila e ka pasur hisen e saj deri dje, kur kishte trupën e saj të njohur si EULEX dhe nuk pati ndonjë funksionim të mirëqenë, në të tri fushat ku kishte për disa vite kishte edhe kompetenca ekzekutive. Pastaj, për gati dhjetë vite, gjatë Administrimit Ndërkombëtar në Kosovë kishte kompetenca në zhvillimin ekonomik e privatizimin e pasurisë publike e shoqërore, pasojat e të cilës politikë janë prezente edhe sot. Vendet e BE-së i kishin kompetencat edhe në ndërtimin e Administratës Publike si edhe në procesin e arsimit e të shëndetësisë. Në të gjitha këto fusha edhe sot e kësaj dite ka jo pak probleme e mbase edhe ndërhyrje nga të gjitha anët. Vendet e Demokracisë Perëndimore, thënë më se buti i mbyllen sytë dhe lejuan që procesi i arsimit dhe i shëndetësisë të bëheshin target bizneseve përfituese e jo segmente të dijes e shëndetit cilësor publik?! Madje që sa vite është ndërtuar një Gjykatë Speciale e cila nuk është duke premtuar as azhuritet e as funksionalitet dhe e cila nuk pritet që do të ketë ndonjë profesionalizëm ndryshe nga pararendëset e saj (UNMIK-u e EULEX-si). Ndonëse, edhe ajo është krijuar mbi bazën e politikave serbe që në Europë është përçuar nga miqtë e Serbisë.

Qytetarët e Kosovës edhe mund të mbahen të izoluar dhe por, po mbahen të izoluar bash  ata qytetarë që më se paku e meritojnë ketë izolim në varfëri! Ato grupet e tjera, të trafiqeve të ndaluara e të krimit të organizuar, që nuk shquhen për ndershmëri, nuk po ka kufi në Europë që i ndalon. Ndalimi po u bëhet njerëzve të ndershëm dhe atyre që do të ishin shpresa e progresit dhe e zhvillimit me punë e djersë.

Të shpresojmë e të besojmë që vlerat e proklamuara në flamurin e BE-së do të triumfojnë mbi dobësitë e çastit të këtij apo atij vendi anëtarë të ati bashkimi shpresëdhënës!

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …