Raporti i WWF-it zbulon ndikimin e madh të njeriut në planet

Raporti i WWF-it zbulon ndikimin e madh të njeriut në planet

Indeksi i jetës në planet (The Living Planet Index, LPI) tregon se popullata globale e kurrizorëve ka rënë për 60% në 40 vitet e fundit.

 Shtytësit kryesorë të humbjes së biodiverzitetit janë eksploatimi i tepërt dhe bujqësia, të dyja të ndërlidhura me harxhimet në rritje te njeriut.

 Prodhimi i shpejtë njerëzor është duke penguar mundësinë e natyrës që të ofrojë përkrahje shoqërisë dhe ekonomisë: ne nivel global natyra ofron shërbime njerëzimit në vlerë prej 125 miliard dollarë në vit.

 Për shkak të ndërlidhjes në mes të natyrës, mirëqenies se njerëzve dhe ardhmërisë së planetit tonë, WWF fton të gjithë që të bashkohen për marrëveshje globale për natyrën dhe njerëzit, që të ndalohet trendi aktual i humbjes së biodiverzitetit.

 

Mënyra se si njerëzimi ushqehet, ngrohet dhe financojmë shoqëritë tona dhe ekonomitë tona është duke bërë presion në natyrë dhe në shërbimet nga të cilat varemi thotë në raportin e sivjetmë të WWF-it Raporti për Jetën në Tokë 2018. Raporti i publikuar sot prezanton një pasqyrë serioze të ndikimit të aktiviteteve të njeriut në botën e gjallë, në pyje, oqeanet, lumenjtë dhe në klimën e botës, ku theksohet se ka mbetur vetëm edhe pak kohë dhe që është e domosdoshme që komuniteti global të rishikojë dhe ridefinojë atë se si vlerësojmë dhe mbrojmë natyrën.

Raporti për Jetën në Tokë 2018 prezanton gjendjen e përgjithshme të natyrës, 20 vjet pas publikimit të parë. „Shkenca po na tregon realitetin e tmerrshëm të pyjeve tona, oqeaneve dhe lumenjve që janë në duart tona. Numri i specieve të egra dhe habitateve është tregues i përgjithshëm i ndikimit të madh tonë dhe presionit në planet, ne jemi duke minuar materiet që na përkrahin të gjithë neve: natyrën dhe biodiverzitetin,“ tha Marco Lambertini drejtori i përgjithshëm i WWF International.

Indeksi i jetës në planet (Living Planet Index, LPI), që përcjell trendet globale të specieve të egra tregon se popullata e peshkut, zogjve, gjitarëve, ujë tokësoreve ka rënë për 60% në mes viteve 1970 dhe 2014, që është edhe viti i fundit me informata. Kërcënimet kryesore ndaj këtyre specieve sipas raportit janë të ndërlidhura me aktivitetet njerëzore, ku përfshihet humbja dhe degradimi i habitateve dhe përdorimi i tepruar i botës së egër.

„Sipas statistikave që kemi në dispozicion tregojnë që ka dominim absolut të njeriut ndaj pjesës tjetër të botës – kjo është antropocen, por a kemi fituar? Ne në regjion si dhe në Shqipëri përdorim burimet në vlerë të gati se dy planetëve për një vit dhe kjo është e frikshme, “, tha Andrea Shtefan nga WWF Adria. „Duhet të gjejmë mënyra më të mira për përdorimin e burimeve natyrore, dhe të gjejmë mënyra që të jetojmë në harmoni me natyrën, nga e cila varemi plotësisht. Por që të bëjmë këtë duhet të bashkohemi në një qëllim, që të shpëtojmë natyrën dhe biodiverzitetin nga e cila varemi.“

Aktiviteti njerëzor minon aftësinë e natyrës për të mbështetur njerëzimin

Pyjet e shirave po zvogëlohen: po thuajse 20 për qind e Amazonit është zhdukur për vetëm 50 vite. Sot, 90 për qind e zogjve të botës vlerësohet të kenë fragmente plastike në stomakun e tyre; në vitin 1960 ishte 5 për qind.

Në shekullin e 20-të, peshku i ujërave të ëmbla ka pasur shkallën më të lartë të zhdukjes në botën në mesin e kurrizorëve. Në 50 vitet e fundit, temperatura mesatare globale është ngritur për 170 herë sa shkalla e sfondit.

Raporti po ashtu fokusohet në rëndësinë natyrës për shëndetin e njeriut. Globalisht, natyra siguron shërbime të vlefshme gati 125 trilionë dollarë në vit. IUCN vlerëson se ka midis 50,000 dhe 70,000 bimë të njohura mjekësore dhe aromatike që përdoren industrialisht. Të paktën 70 për qind e barnave të reja molekulare të vogla të paraqitura gjatë 25 viteve të fundit vijnë nga

Kulturat që janë pjesërisht pllenim nga kafshët përbëjnë 35 për qind të prodhimit global të ushqimit.

Në rajonin tonë ende nuk është gjendja alarmante

Në regjionin tonë gjendja e natyrës nuk është plotësisht alarmante, por menaxhimi me burimet natyrore është katastrofik, ku edhe nga disa ide te mira vazhdohet në implementim të keq. Qasja ne informata nuk sigurohet, diskutimet me palët e interesit është zakonisht sipërfaqësor, marrëdhënia e atyre që duhet të kenë të drejta dhe atyre që vendosin për këto të drejta nuk është i barabartë.

Drejtimi për veprim – për vitin 2020 dhe më tej

 

Dëshirojmë që të ndërtojmë një të ardhme të qëndrueshme për të gjithë ne, dhe është dëshmuar se dy qëllimet; ajo  për natyrën dhe për zhvillimin njerëzor duhet të harmonizohen. Raporti për Jetën në Tokë thekson mundësitë se si komuniteti global mund të mbrojë dhe të përtërij natyrën deri në vitin 2020, që është vit kritik kur pritet që të bëhet rishikimi i të arriturave në zhvillimin e qëndrueshëm (Sustainable Development Goals, SDG), Marrëveshja e Parisit dhe Konventa për diverzitetin biologjik (Convention on Biological Diversity, CBD).

WWF thërret të gjithë udhëheqësit botërorë, kompanitë si dhe shoqërine civile që të krijojnë strukturën për veprim edhe pas vitit 2020.

Raporti për Jetën në Tokë 2018, është publikimi i 12 i WWF-it. Raporti përfshin rezultatet e fundit nga Indeksi i jetës në planet që përcjell 16.704 specie, 4005 kurrizorë që nga viti 1970 deri në vitin 2014.

Kontrolloni gjithashtu

Dilaver Goxhaj: RKL dhe Kosovapress ishin dhe mbeten Ylli Polar për Luftën Çlirimtare në Kosovë

Dilaver Goxhaj: PËRFUNDIME TË DALA PREJ ANALIZAVE KRITIKE NDAJ LIBRIT “Dosja Amerikane për Shqipërinë Koministe”, me autorë  Bejtullah Destani dhe Visar Zhiti

Bazuar në faktet dhe analizën e luftës 10-vjeçare,  Dhjetor 1944- Dhjetor 1953, midis Forcave të …