Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka raportuar sot para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, me ç’rast e ka bërë të ditur se ministria që ai e drejton ka nisur adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit. “Sot raportova para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, në lidhje me raportin e auditimit për pasqyrat financiare të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale për vitin 2017. MPMS tashmë ka nisur adresimin e rekomandimeve të Zyrës Kombëtare të Auditorit të evidentuara në raportin auditues, përçka edhe kemi hartuar Planin e Veprimit për zbatimin e rekomandimeve të auditimit ku janë adresuar të gjitha veprimet nga personat përgjegjës, me qëllim të përmirësimit të menaxhimit dhe administrimit të proceseve brenda MPMS-së. Një qeverisje sa më transparente duke respektuar legjislacionin në fuqi është obligim i yni parësor”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …