Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar protestë të re kundër kryetarit Hashim Thaçi para takimit të tij me kryetarin serb, Aleksandar Vuçiq. Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që do të mbahet të mërkurën në Kuvendin e Kosovës, gjatë së cilës do të qitet për votim rezoluta, e cila kërkon që në dialogun me Serbinë askush të mos ketë të drejtën të diskutojë për lëvizjen e kufijve. Haxhiu ka thënë se, nëse nuk kalon kjo rezolutë, partitë opozitare duhet të diskutojnë se çfarë veprimesh duhet të ndërmarrin që t’ia ndalojnë presidentit të vendit, Hashim Thaçi, të bëjë, siç është shprehur ajo, “pazare me territorin” e vendit. Haxhiu ka thënë se edhe nëse miratohet kjo rezolutë, gjasat janë të larta që do të shkelej nga presidenti i vendit. Ajo ka thënë se në rast të dështimit të rezolutës, ose shkeljes së saj, një protestë tjetër popullore është opsion real. “Jemi duke diskutuar për këtë në Vetëvendosje”, ka thënë Haxhiu. Ajo ka thënë se protesta do të mbahej para se presidenti Thaçi të takohej me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, më Paris, më 11 nëntor, në kuadër të shënimit të armëpushimit të parë në Luftën e Parë Botërore.
Kontrolloni gjithashtu
Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001
Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi në Parlament dhe në …