Shefi i Grupit parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet lidhur me “angazhimet e Presidentit të Kosovës për përfshirjen e ‘shkëmbimit të territoreve’ apo ‘korrigjim të kufijve’ në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë” tha se me këtë ide presidenti Hashim Thaçi është ofruar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, por ka larguar subjektet politike në vend. Ai tha se një ide e tillë për shkëmbim territoresh me Serbinë ka krijuar pasiguri politike në vend dhe pakënaqësia e qytetarëve të Kosovës ka arritur nivelin më të lartë. Andaj çështja e sovranitetit dhe territorit i takojnë Kuvendit dhe askush tjetër nuk ka mandat të negociojë për territorin. Shkëmbimi i territoreve është ide e Beogradit dhe Moskës”, tha Hoti, duke shtuar se kjo ide nuk ka të bëjë me miqtë tanë ndërkombëtarë, por Hoti nuk ka përmendur qëndrimin e Amerikës dhe të BE-së lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …