Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Pa asnjë bazë po spekulohet për ndarje të Kosovës, për shkëmbime të territoreve me Serbinë

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka thënë sot në Kuvend se të gjithë ata që sot po spekulojnë për ndarje të Kosovës, për shkëmbime të territoreve me Serbinë, pa asnjë bazë dhe pa asnjë fakt, janë duke shkaktuar qëllimshëm huti në mesin e qytetarëve të vendit tonë. Sipas tij, partitë opozitare kanë refuzuar deri tash që të bëhen pjesë e këtij konsensusi të kërkuar nacional. Ai po ashtu tha se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut. Ne konsiderojmë se ngritja e kësaj teme të rrezikshme në diskursin e brendshëm politik do ta dëmtojë Kosovën në procesin e dialogut, duke krijuar argumente pikërisht në favor të atyre që dëshirojnë ndarjen e saj, ndërsa refuzimi për t’u bërë pjesë e dialogut mund të dëmtojë seriozisht pozicionin negociues të vendit. Ky refuzim mund të shihet edhe si refuzim ndaj partnerëve ndërkombëtarë të Kosovës, para së gjithash ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, tha mes tjerash, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …