Ahmet Qeriqi: Përse Ballkani i përket ortodoksisë, dhe islami u dashka të getoizohet?


Kryqëzatori modern, profesori i Bolonjës, Cimbalo: Ballkani i përket ortodoksisë, islami të mbahet nën kontroll me ligje të shteteve…


Ben Blushi: Shqipëria dhe Kosova  po rrezikohen nga Islami…


 


 


Kryqëzatori italian, profesori i Universitetit të Bolonjës, Gjovani Cimbalo mendon se toleranca fetare në Shqipëri i përket folklorit dhe jo realitetit. Ai porosit shtetin dhe shoqërinë shqiptare që të jenë të vëmendshëm ndaj islamit dhe të nxjerrin ligje kundër zgjerimit të kësaj feje, meqë islami sipas tij  jeton, (dhe nuk u dashka të jetojë)  në një Gadishull ku mbizotëron ortodoksia.


“Ky rrezik nuk është vetëm i Shqipërisë, por i gjithë Ballkanit. Po t’i  studiojmë statutet e shumë organizmave fetarë të rajonit, vërehet lidhja specifike e vendit tuaj me islamin, krahasuar me vendet e tjera, njësoj siç vërehet edhe qasje unike, pohon profesori, me ide kryqëzatore, Cimbalo, i Universitetit të Bolonjës.


Cimbalo kërkon që Tirana zyrtare të nxjerrë ligje jo kundër të gjitha feve sikur kishte vepruar, Enver Hoxha, por vetëm kundër Islamit, sepse Gadishulli i Ballkanit, sipas tij  i përket Ortodoksisë. Ngjashëm rezonon  edhe Vatikani zyrtar, frymëzuesi mesjetar  i kryqëzatave dyqindvjeçare, që  si rezultat i kacafytjeve  nxorën në skenë të historisë Perandorinë Osmane, e cila për 600 vjet ndëshkoi Ballkanin dhe pjesën më të madhe të krishterëve në lindje dhe në perëndim. Duket se ciklet e përgjakshme të historisë njerëzore vazhdimisht përsëriten, sepse dhuna që ushtrohet sot kundër myslimanëve në botë, ka krijuar si kundërpërgjigje Al Qaiden terroriste, e cila sa herë që sulmohet islami forcohet me fondamentin e hakmarrjes, me të mbushur trupin me trotil, veprim ky të cilën as e ka ndaluar, as e ndalon ndonjë ligj në botën ku jetojnë njerëzit, të mirë apo të ligj, myslimanë apo të krishterë, të bardhë apo të zinj. Shtypja, dhuna, krimi, urrejtja, sundimi, kolonializmi, shfrytëzimi, nuk i zgjidhin problemet e popujve dhe të kombeve të botës.


 


“Templarët” e shpifur  të krishterimit, harrojnë se shqiptarët, prej kohës të përhapjes së krishterimit, në Iliri, Dardani e më vonë në Shqipëri kanë jetuar në harmoni fetare, si asnjë popull tjetër i botës. Ishin të parët që pranuan krishterimin e kohës apostolike dhe pas apostolike. Në rastin tipik dhe autentik  të kulturës së tolerancës fetare ndër shqiptarë kemi të bëjmë me një fenomen tipik shqiptar, të cilin nuk e luhatin dot “tempullarët e shpifur” si Cimbalo, Ben Blushi, Maks Velo dhe ndonjë gazetaruc shqipshkronjës, ashtu sikur nuk e luhatin islamistët ekstremistë të cilët Skënderbeun e fajësojnë se paska vrarë turq, por e heshtin faktin se Perandoria Osmane gjatë sundimit 5-shekullorë ka vrarë, ka varur në litarë, u ka prerë kokat me hanxharë, ka ngulur në hunj qindra mijëra shqiptarë, shumica prej tyre të besimit islam, sepse Perandoria Osmane nuk kishte synim parësor përhapjen e islamit por pushtimin e vendeve, dhe jo vetme ato të Evropës por edhe ato arabe, nga ku kishte buruar islami dhe që ishin myslimanë.


 


Faktin se në luftë për çlirimin nga Turqia kanë marrë pjesë në radhë të parë shqiptarët e besimit islam, për të mos thënë ekskluzivisht, vetëm shqiptarët islamë, e fshehin edhe templarët e shpifur Cimbalo e Blushi me çompany, edhe pse  e dinë mjaft mirë se të gjithë kryengritësit shqiptarë, nga ata me famë botërore kanë qenë shqiptarë të besimit islam. I tillë për një kohë ishte edhe Skënderbeu, (Gjergj Kastrioti), pastaj Gjedik Ahmed Pasha,  Davud Pasha, Ahmet Pashë Dukagjini, Ibrahim Pashë Pargaliu, Ajaz Mehmet Pasha, Lutfi Pashë Çelebiu, Ahmet Pasha i Zi, Sinan Pashë Kaçaniku, që të gjithë vezirë kokëprerë nga Sulltani, sepse pretendonin të ruanin interesat e vëllezërve të  tyre qofshin ata të krishterë apo islamë. I tillë ishte edhe   kryengritësi më i njohur gjatë tërë kohës së sundimit të sulltanëve,  Halil Arnauti, Halil Patrona, të cilin historianët e sotëm turq e paraqesin si monstrumin më të madhe të botës Turke, vetëm sepse ishte shqiptar, njeri me moral dhe zëdhënës i turmave të varfra. Myslimanë ishin  edhe  Ali Pashë Tepelena, Mehmet Ali Pasha i Misirit, Ibrahim Pasha i Sirisë, vëllezërit, Abdyl, Naim dhe Sami Frashëri, Ymer Prizreni, Mustafë Pashë Dibra, Sylejman Vokshi, Ismail Qemali, Hasan Prishtina,  madje edhe Ahmet Zogu e Enver Hoxha, e qindra të tjerë.  Natyrisht, se në këto kryengritje nuk munguan vëllezërit tanë të krishterë, por asnjëherë, në asnjë lëvizje antiosmane nuk ishin në ballë, ashtu si asnjëherë, në asnjë rrethanë nuk u hamenden fare të luftonin krahas vëllezërve të tyre të gjuhës, gjakut e kombit.


 


Mohimin e këtij segmenti fondamental të historisë shqiptare e orkestrojnë  vetëm ortodoksët e Athinës zyrtare si prifti satana, Janullatos,  Ben Blushi, i dashuruari i marrëzishëm i historisë kriminale serbe, pastaj serbovllahu Lubonja, që tërë ditën urren shqiptarët e gjatë natës prindërit e ndjerë,  skizofreni,  Maks Velo (Maksim Velimiroviq),  ndonjë mistrec gazetar gjysmak nga Kosova apo Ilirida, dhe një pjesë e intelektualëve që mbahen më katolikë se Papa, i cili as për “hatrin” e tyre, as për hatrin e Hashim Thaçit e Enver Hoxhajt, as të zonjës kryetare, Jahjaga që fotografohet me të pasmet në një foltore të krishterë, nuk e ka ndërmend ta pranojë shtetin e Kosovës, sepse këtë pjesë integrale të Shqipërisë e përbëjnë myslimanët shumicë, këta myslimanë që kanë luftuar pushtuesit e huaj si Turqinë, Greqinë, Italinë, Gjermaninë, Serbinë dhe të gjitha forcat e territ inkuizicional të Evropës, njerkë e shtrigë. Këta shqiptarë islamë kanë luftuar edhe kundër fashizmit në Spanjë, së bashku me vëllezërit e tyre krishterë, të gjakut e të gjuhës. Po këta shqiptarë luftojnë edhe kundër diktatorit Assad dhe nuk begenisin, as u bie fare ndërmend  të marrin leje nga ligjet e Hashim Thaçi apo Edvin Ramës, jo sepse janë terroristë, por sepse luftojnë regjimin më terrorist që ka sot bota islame dhe arabe.


 


Tipat e degjeneruar si Ben Blushi, Fatos Lubonja, Maksim Velimiroviq  dhe ithtarët e tyre orgjizuan dhe treguan fytyrat e tyre të vërteta, në Tiranë,  gjatë koncertit të këngëtarit të droguar serb, Z. Qoliq. Ata të  ekzaltuar   me brithma e brohoritje të ekzaltuara, priten me zemër hapur këngët e jargavitura të drogerit serb, i cili po me ato këngë kishte trimëruar kriminelët e Milosheviqit, Mlladiqit e Karaxhiqit që vrisnin, dhunonin  gra e  masakronin fëmijë myslimanë në Bosnje e Hercegovinë gjatë luftës në vitet 1992- 1995. Tironcat dhe vëllezërit ortodoksë të Janullatosit, njëjtë kishin pritur disa vjet më parë edhe këngëtarin tjetër, të  preferuarin e shumë  “tironcave”, Zoran Bregociq, i cili mori madje edhe “çelësin e bashkisë së Tiranës” për meritat e tij në përkrahje të forcave kriminale serbe, në shfarosjen e myslimanëve në Bosnje. Kjo farë mbetjesh: shqiptare-ortodokse-sllave-greke-vllahe nuk arrin dot t’ ia imponojnë vullnetin shqiptarëve shumicë, qofshin ata ortodoksë, islamë apo katolikë, të atyre shqiptarëve që fondament dhe sentiment shpirtëror kanë shqiptarinë, kombin, Atdheun, si At Nikollë Marku  dhe jo gjirizet e Athinës, “kllozetet’ e Serbisë apo tulatet e Brukselit, sikur Blushi, Luba, Velo  dhe shumë politikanë shqipfolës, delirantë të BE-së.


 


Përpjekjet për ta përmbysur historinë e begatshme të kombit tonë, vetëm sepse shumica dërrmuesi i përket islamit, janë përpjekje të inkuizitorëve të rinj të Evropës, të cilët po pretendojnë  për t i vënë në jetë porositë e barbarosëve të papa inoçentëve, të musolinëve e hitlerëve. Përpjekjet e tilla, do të mbesin përpjekje koti, sepse janë përpjekje të shpifura,  antinjerëzore, që bien ndesh edhe me mësimet e predikimet e Biblës dhe me traditën liridashëse të Evropës.


 


Kultura e tolerancës fetare shqiptare, do të duhej të ishte shembull për Evropën dhe BE-në. Kjo kulturë, që është vlerë e fisnikëruar e kombit më të vjetër të Evropës, i ka përballuar çdo kohe, çdo rrëmuje, madje edhe rrëmujës më të madhe fashiste, kur shqiptarët me çmimin e jetës së tyre kishin mbrojtur hebraikët dhe nuk e kishin tradhtuar as edhe një të vetëm, sikur i tradhtuan dhe i ndoqën mizorisht, gjermanët, francezët, italianët, serbët, austriakët,  e popujt e tjerë të Evropës. Ishte kultura e tolerancës fetare, ishte besa shqiptare që i ruajti fytyrën kombit shqiptar, duke shënuar një shembull unik për botën, ruajtjen fanatike të etnosit hebre, që ishte buzë shfarosjes nga forcat e terrorit fashist.


 


Misionarët kokëshkretë dhe të paguar me para nga Athina, Beogradi e Brukseli si profesori italian, Cimbalo, prifti satana, Janullatos, maniaku, Lubonja, skizofreni Velo, dhe disa mostra të tyre në Prishtinë e në Tiranë nuk do të arrijnë t’ i heqin qoftë edhe një gurë kështjellës shekullore të shqiptarisë tolerante, Shqipërisë multifetare, multikuturore por shumë integriste në përmbajtjen kombëtare. Këto përpjekje kanë dalë në sipërfaqe si një kontribut shtesë nga kjo mendësi  uloke,  në mbështetje të Tribunalit kundër UÇK-së, sepse të gjithë shqiptarët e akuzuar nga Brukseli dhe nga Haga janë shqiptarë të besimit islam.  Kjo klimë fashiste kundër UÇK-së ka sjellë në Prishtinë socialistin, Ben Blushi, i cili po trumbeton idenë e rrezikut që po i kanoset shqiptarëve nga islami, me shpresë se do të gjejë ndonjë si vetë, apo sivëllezërit e tij ortodoksë të Janullatosit grek dhe  dhe Irinejit serb. Ka pak të tillë në Kosovë, edhe pse kanë emra islamë, por janë laramanë që nuk kanë guxim ta shprehin sentimentin e tyre fetar.


Ben  Blushi nuk ka autoritet moral as njerëzor për të ushtruar ndonjë ndikim te intelektualët e Kosovës, në radhë të parë për shkak të simpatisë së tij delirante për serbët, përgjithësisht dhe për ortodokësinë veçanërisht.


 


 


Vatikani: Kosova, djepi i Kishës Ortodokse serbe


Publikuar më 29.10.2013 | 17:04


 295 18


 


Vatikani nuk ka ndërmend ta njohë pavarësinë e shpallur njëanshëm nga Shqiptarët e Kosovës , thotë Kardinali Wallter Kasper për të përditshmen katolike “Kathpress”.


Kardinali është kryetar i Këshillit Papnor për Promovimin e Unitetit të Krishterë me seli në Vatikan. Ai ishte në vizitë muajin e kaluar në Rusi ku u takua me kreun e Kishës Ortodokse Ruse patriarkun Aleksei II. Pas takimit për para mediave ruse u shpreh se, “Vatikani kupton shqetësimet e Rusisë dhe Kishës Ortodokse mbi problemin e Kosovës. Ne gjithashtu kuptojmë se Kosova është djepi i Kishës Ortodokse serbe”.


Ai gjithashtu shtoi se, pozicioni i Selisë së Shenjtë është se të gjitha minoritetet etnike kanë të drejta të barabarta fetare , kulturore , sociale dhe për vetëvendosje. Por sipas Kardinalit Kasper, serbët janë seriozisht të “kufizuar” në arritjen e këtyre të drejtave.


Wallter Kasper brenda qarqeve diplomatike të Vatikanit njihet si “një prej personaliteteve më me ndikim të Kishës dhe një ndër diplomatët më të mirë të Vatikanit dhe si njeri që gëzon besimin e tanishëm të Papa Benediktit të XVI”.


Siç duket në ndryshimin e pozicionit të tanishëm të Vatikanit nuk ka ndikuar as prezenca e komunitetit të vogël katolikë në Kosovë.


Komuniteti më shumë se 60.000 katolikë me origjinë kryesisht etnike shqiptare ka përjetuar vështirësi me çështjet praktike në jetën e Kishës, Vatikani shpreson gjithashtu për të përmirësuar marrëdhëniet në mes të kishave lokale dhe Kishës globale. Kur Kryepeshkopi Juliusz Janusz u emërua nga Papa Benedikti XVI, si ambasador të ri, ose “Nunci Apostolik”, në Slloveni më 10 shkurt, ai ishte gjithashtu i ngarkuar me përgjegjësinë e delegatit apostolik në Kosovë. Zyra e shtypit e Selisë së Shenjtë shpjegoi se si një delegat apostolik e ka përgjegjësinë e tij “thjeshtë të karakterit kishtar” dhe se “lidhja mes Vatikanit dhe katolikëve në Kosovë është krejtësisht e dallueshme nga aktiviteti diplomatik” .


“Misioni i një delegati apostolik nuk është i një natyre diplomatike, por (ajo) i përgjigjet kërkesës për të plotësuar në mënyrë adekuate nevojat baritore të besimtarëve katolik,” shtoi Vatikani.


Në gazetën “Politika të Beogradit Serbisë” intervistuar Kryepeshkop Orlando Antonini, Nunci i Vatikanit në Serbi, në lidhje me pasojat e emërimit.


Ai bëri garanci se Selia e Shenjtë nuk ka ndryshuar qëndrimin e saj në lidhje me Kosovën.


Delegatët apostolike ekzistojnë në situata të ngjashme në të gjithë botën Porto Riko, për shembull, është ligjërisht një territor amerikan, por ajo është brenda juridiksionit të Kishës së Republikës Dominikane. E njëjta gjë është e vërtetë për ishujt e Karaibeve dhe vende të tjera në botë, shpjegoi ai.


Si për diskutim në Vatikan për njohjen e pavarësisë, Nunci tha Selia e Shenjtë nuk do të flas deri sa qeveritë në Prishtinë dhe Beograd nuk do të merren vesh vet mbi temën e statusit të Kosovës.


/Shekulli Online/ E.L./


 


 


Irinej: Kosova vetëm autonomi


 


Kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Patriku Irinej thotë se çdo zgjidhje për Kosovën duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën e Serbisë dhe se në rrugën drejt BE-së shteti serb nuk guxon të heq dorë nga Kosova. Nuk guxojmë ta shkelim Kushtetutën tonë. Çdo lloj i autonomisë për Kosovën dhe Metohinë është e pranueshme dhe ajo do të jetë më e gjerë e mundshme. Por, njohje de fakto të shtetësisë së vetëshpallur të krahinës nuk do të ketë “, deklaroi kreu i Kishës Serbe, raporton gazeta kosovare “Express”.


Ai ka pohuar se, Kisha Ortodokse Serbe është e vetëdijshme për bashkimin e Evropës dhe përkrah pjesëmarrjen e Serbisë në këtë proces, por jo me çmimin e heqjes dorë nga “një pjesë e shtetit të saj, objekteve të shenjta dhe popullit”.o.k/noa.al


 


 


Kisha ortodokse serbe dhe roli saj gjenocid ndaj shqiptarëve


5 nëntor 2005


Në kohën e bombardimeve të NATO-s dhe luftës në Kosovë, në spitalin e Gjakovës, ishin strehuar shumë familje shqiptare me shpresë se do të shpëtonin nga thikat dhe plumbat e kriminelëve serbë.


 


Hordhitë e tërbuara paramilitare dhe policore serbe, pothuaj çdo ditë vinin dhe bënin provokime të rënda si ndaj personelit mjekësor ashtu dhe familjeve të strehuara. Një ditë, një epror serb, u kërcënua se po e dëgjoj vetëm edhe një fjalë shqip aty, do të vriteshin të gjithë.


Që nga fillimi i luftës në Kosovë nuk kisha ndërpre asnjëherë shkuarjet në spital. Edhe pse me rreziqe të mëdha, unë vazhdoja marshutën time të rëndomtë, shtepi – spital dhe anasjelltas. Nuk kisha guxim asnjëherë të rrija natën aty. Tërë kohën më parafytyrohej skena e Spitalit në Vukovar dhe masakra që bënë kriminelët serbë aty ndaj personelit dhe pacientëve kroatë.


Rastësisht një ditë, në veturën e ndihmës së shpejtë, që ishte e parkuar fare pran meje, më ra në sy një pamflet i cili mbante memorandumin e Kishës Ortodokse Serbe.


Nga kureshtja fillova ta lexoj përmbajtjen e letrës me shpejtësi, ishte frika se mos më dikton dikush nga serbët.


Ajo çka lexova aty ishte rrëqethësen. Mes marrëzirave tjera shoviniste dhe ultranacionaliste, institucioni më i lartë shpirtëror serb, ju bënte thirrje të gjithë serbëve qe të vrasin sa më shumë shqiptarë. Kjo duhej të behej në emër të “zotit” serb, me arsyetim se shqiptarët janë të pa fe dhe ai që është serb i vërtetë nuk guxon të nguron dhe të ketë mëshirë në këtë drejtim.


Pas kësaj e kuptova edhe më mire kush qëndronte prapa dhe qëllimin e kësaj lufte. Qëllimi ishte të asgjësohet përfundimisht elementi shqiptar nga trojet e veta etnike , e gjithë kjo e inspiruar nga kreu i Kishës Ortodokse Serbe me në krye patriarkun Pavle !!!


Këto ditë, sa më shumë që përmendet zgjidhja dhe definimi i statusit final, e sidomos opsioni i pavarësisë së Kosovës, del në shesh politika hegjemoniste dhe neokolonialiste serbomadhe. Pas një kohe të gjatë heshtjeje, Kisha Ortodokse Serbe filloj sërish aktivitetin dhe propagandën e saj politike.


Deklarata e lëshuar këto dite, nga krerët e kësaj kishe se “ pavarësinë e Kosovës e kuptojmë si okupim ” edhe një herë dëshmon rolin kriminal që ka pasur kjo kishë gjatë një shekulli në raport me Kosovën dhe shqiptarët. Përsëri përmendet Kosova si “ djepi shpirtëror “ i tyre.


Në këtë fare “djepi” gjatë luftës së fundit në Kosovë, përkundej vet shpirti i Satanait cili bëri krimet më makabre ndaj popullatës civile dhe të pa mbrojtur shqiptare.


Më tej, në këtë deklaratë të lëshuar thuhet: ” shteti i Serbisë do të ishte i gatshëm që të sigurojë autonomi të vërtetë dhe thelbësore për Kosovën, për të gjithë njerëzit dhe popujt që jetojnë në të “. Kjo thënie është aq e paturpshme dhe jo humane, është një produkt i nxjerrë nga vetë djalli dhe ka për qëllim mashtrimin e bashkësisë ndërkombëtare, kinse serbët na qenkan mbrojtësit e gjithë popujve që jetojnë në Kosovë. Koha kur këta “mbrojtës” ishin në Kosovë, ishte koha më e ligë që mban mend populli i Kosovës.


 


Për fat të mire tash ka kush ta mbron Kosovën dhe popullin e sajë. Nëse kjo kishë ka të bëjë me Zotin, atëherë shumë herët kishte për të ndodhur kërkimi faljes për krimet serbe të bëra në Kosovë. Kjo nuk ndodhi brenda këtyre gjashtë viteve as nga kisha serbe, e as nga asnjë institucion shtetëror serbë.


 


Pendimi për krimin e bërë do të thotë besim tek i Plotfuqishmi.


I gjithë ky mekanizëm, u aktivizua nga vizita që bëri kryeministri Koshtunica, një ditë më pare në Kishën Ortodokse Serbe, dhe ringjalli përsëri turpin që buron nga kjo kishë. Njeriu me “ kallash ne dorë “, ish presidenti serb dhe tani z.kryeministri serb Koshtunica, tenton të vazhdoj lojën të cilën me dhunë ia ndërpreu Aleanca Veriatlantike në vitin 1999.


Nëse Koshtunica dhe Kisha Ortodokse vuajnë nga sëmundja e amnezisë, prapë ka ilaçe efikase, por mos të mendojnë se populli shqiptar harron lehtë gjithë ato vuajtje që i shkaktuan kriminelët serbë, gjithnjë në trajtë institucionale, gjatë shekullit të fundit, popullatës autoktone shqiptare në Kosovë.


Pamfletet dhe predikimet e Kishës Ortodokse Serbe, janë ngulitur thellë në vetëdijen e çdo serbi dhe është vështirë edhe pas një shekulli të largohet urrejtja patologjike e tyre ndaj shqiptarëve. Ky është një kompleks i pa shëruar i okupatorit serb ndaj popullatës autoktone kosovare. Këtë shqiptarët e dinë shumë mirë dhe kthim prapa nuk ka. Serbia më kurrë nuk do të ketë shans të bëjë kasaphane dhe të rikolonizojë Kosovën.


Eksperimenti qindvjeçari i sundimit të egër serb në këto troje , nuk arsyeton deklaratën e fundit të Kishës Ortodokse Serbe për “ mbrojtje të të gjithë popujve që jetojnë në Kosovë “. Këto iluzione dhe gjepura mund të konsumohen vetëm brenda Serbisë.


Të menduarit destruktiv i një institucioni të lartë shpirtërorë, padyshim do të kthehet si bumerang për vet Serbinë. Levizjet ultranacionaliste brenda institucionale në Serbi , bënë që kohëve të fundit të zhvillohet ndjenjë e thellë antisemitiste te populli serb dhe të zhvillohet kampanjë e pa kompromis dhe me minoritetet tjera që jetojnë në kuadër të kufijve të Serbisë.


Serbia nuk është në gjendje të mbajë si duhet vetën e lëre më sërish të kthehet në ish kolonitë e veta. Koha e kolonive perëndoj në shekullin XX-të, ky shekull i takon Kosovës së lirë, demokratike dhe të pavarur.


sq.wikibooks.org/

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …