Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, në seancën e sotme ka propozuar që tri rezolutat e paraqitura në Kuvend të shkrihen në një të vetme. “I mora të tria rezolutat e ofruara. Nëse i shohim përbrenda, pothuajse asnjë gjë nuk ndryshon brenda teksteve. Qëndrimet tona ishin të qarta që nga fillimi se nuk ka të drejt, as mandat askush për të diskutuar për ndryshimin e kufijve. Ne nuk po flasim për shkëmbime territoresh, e kemi Kushtetutën që si jep askujt mandat për të ndryshuar. Merrni të tri rezolutat dhe shkrini në një”, ka thënë Daut Haradinaj.
Kontrolloni gjithashtu
Limaj: Vlerat më sublime të lirisë së vendit po përbuzen, duhen sa më shumë ish-luftëtarë në Parlament
Nisma Socialdemokratike ka paraqitur sot programit dhe kandidatët e saj për deputetë, për zgjedhjet e …