Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova ka përfituar nga dialogu me Serbinë pasi i ka kushtëzuar asaj anëtarësimin në Bashkimin Europian nëse nuk e njeh shtetësinë e vendit. Përvec kësaj Enver Hoxhaj tha se zgjidhja e gjithë cështjes së asaj që e konsiderojnë problematike deputetët e opozitës, është hartimi i një platforme të përbashkët. ”Jemi në rregull me të gjitha cka u tha. Edhe majtas edhe djathtas këtu në qendër”. ”Ku do të lëvizim këtë vend në të ardhmen. Kjo seancë mund të shndërrohet në dicka të mirë, fillim i ri, e cila është një lloj bllokade në situatën tonë të brendshme”. ”Nëse na merremi vesh se cka dëshirojmë të arrijmë. Ne jemi gati që të ulemi e të bëjmë platformë të përbashkët”. A po doni me qenë në proces të dialogut, apo doni të bëni vetëm deklarata”. ”Së dyti është një lloj krize e besimit të cilën nuk e marr vesh. Kushdo që është në opozitë ka krizë të vlerësimit t’ju besoj atyre që janë në pushtet.Dialogu i ka kushtëzu Serbisë anëtarësimin në Bashkim Europian nëse nuk njeh shtetësinë e Kosovës. Nëse me të vërtetë dëshironi të zgjidhni problemin, le të bëjmë marrëveshje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …