Mona Agrigoroaiei: Praktika e çlirimit, aksioni dhe domosdoshmëria e konsensusit drejt bashkimit kombëtar


 Aksioni politik është strategjik dhe jo veç instrumental nga moment që është drejtuar drejt subjekteve të tjera njerëzore që si aktorë zënë hapësira politike, hyjnë në hierarki dhe ofrojnë rezistencë ose kontribuojnë në aksionin e të tjerëve. Ky aksion strategjik kërkon aftësinë e arsyetimit praktik, që antikët e quanin prudencë (phronesis). Në Kinë, ashtu siç Sun Tzu shpjegon në traktatin mbi luftën, “luftëtari i aftë kërkon fitoren duke studijuar potencialin strategjik (shi)… Është natyra i trungjeve dhe të gureve që janë të padëmshme në tokë të sheshtë, por janë të rrezikshme kur janë në një breg i pjerrët. Si rrjedhojë, potenciali strategjik (shi) të një ushtrie e aftë është si një ortek të gureve që janë duke u rrokullisur poshtë prej majës së malit”. “Potenciali strategjil” është struktura praktike, situata e ndërlikuar rrethanore të fuqisë ose rënies të të gjitha aleatëve apo kundërshtarëve të aktorit. Lëvizjet çlirimtare shqiptare duhet të veprojnë gjithnjë duke marrë në konsideratë porëncialin strategjik ne praktiken e tyre te clirimit.


Praktika e çlirimit ështe është pjellja e një strukture të re dhe në të njëjtën kohë të funksioneve dhe qenieve që e përbën. Praktika e çlirimit vë në pyetje, në këtë mënyrë, strukturat hegjemonike të sistemit politik.


Shëndrrimet strukturore të sistemit përmes veprimit politik  gjithmonë ndryshojnë strukturën e dhënë të fushës politike.  Të gjitha subjektet që bëhen aktorë dhe veçanërisht kur përfaqësojnë një lëvizje çlirimtare – bëhen motor, forcë, fuqinë që bën historinë. Kur është ky një aktivitet “praktik – kritik”? Kur është një praktikë të çlirimit (Befreiungspraxis tek Horkheimer). Ky praxis ka dy momente: një përleshje negative, ç’ndërtuese të asaj që është dhënë dhe një moment pozitiv të ndërtimit të gjendjes së re. Pra, në kontekstin e çështjes kombëtare, praxis-i  i çlirimit ka dy momente: shpërbërjen e sundimit dhe kolonizimit sllavo-grek mbi trojet shqiptare, si moment negativ dhe ndërtimi i shtetit të vetëm kombëtar, Shqipëria Etnike. Aq sa ky “libera tes” – si një akt përmes së cilit një skllav është i çliruar prej skllavërisë – potenciali i tij kreativ është i kundërvënë në ngadhënjimin mbi strukturat e sundimit dhe kolonizimit që pëshojnë rëndë mbi popullin shqiptar.


Duhet pohuar se praxis-i i çlirimit nuk është krijuar prej një subjekti i vetëm i inspiruar: lideri (që duhet doemos të dallohet prej udhëheqjes së dëgjueshme). Praxis-i i çlirimit është një ajt reciprok të konsensusit


ndërsubjektiv. Është një veprim i “praparojës” të popullit vet. Politikani i çlirimit është më shumë një promovues, një organizator, një dritë që ndriçon shtegun e ndërtuar, shtjelluar dhe përsosur prej popullit.


Për të plotësuar qëllimet e tyre, lëvizjet çlirimtare dhe populli duhet të jenë të organizuar dhe ky organizim paraqet një shteg prej potentia (pushteti i lëvizjeve çlirimtare) në potestsas (pushteti i ushtruar brenda shtetit të ardhshem kombëtar shqiptar). Pa kjo ndarje, pa kjo çarje, pushteti i populit bëhet krejtësisht mundësi, jo-ekzistencë objektive, vullnetarizëm ideal dhe anarkizëm. Për të organizuar një lëvizje duhet krijuar funksione heterogjene dhe të ndryshme, në të cilat çdo anëtar e mëson t’i realizojë.


Viktimat e një sistemi politik kolonial nuk mund të jetojnë plotësisht (dhe kjo është arsyja për të cilën janë viktima). Vullneti -Për -Të –Jetuar është i mohuar prej Vullneti- Për – Pushtet. Ky Vullnet- Për- Të- Jetuar kundër çdo dhimbje,. Terror dhe vdekje e sigurt është shëndrruar në një burim i pakufishëm për realizimin e çlirimit kombëtar. Conatio vitae consevandi bëhet një shtytës të jashtëzakonshëm. Ai rrëzon muret e sundimit dhe kolonizimit dhe hap një hapësirë të re për krijimin e Shqipërisë Etnike.


Fuqia çliirmtare kërkon forcë bashkuese të konsensusit, sipas thënies: “Populli i bashkuar asnjëherë nuk do jëtë i mundur!” Pikërisht këtu duhet insistuar, në bashkimin e forcave dhe lëvizjeve çlirimtare shqiptare, sepse duke qëndruar të përçara, nuk arrihet dekolonizimi dhe çlirimi kombëtar.


Duke u bashkuar lëvizjet çlirimtare, ata kanë më shumë fuqi edhe në ndërgjëgjesimin e popullit. Dhe kur populli i shtypur shqiptar do të arrijë të ndërgjëgjësohet plotësisht mbi situatën, ai do të kundërshtar dhe ky kundërshtim çon që pushteti hegjemonik të humbet konsensusin dhe pa nënshtrim, ky pushtet bëhet represiv. Në këtë sistuatë krijohet edhe gjendja e kryengritjes, përmes të cilës populli do të arrijë çlirimin prej çdo sunduesi kolonial antishqiptar dhe ribashkimin në një shtet të vetëm kombëtar.


Rumani, 13.05.2014


 


 


 


Mona Agrigoroaiei: Cila gjykatë speciale do të gjykojë  vrasjen e nënave me fëmijë në gji nga serbët?


 


Satanai EULEX i ka zbarkuar  në tokën e Kosovës, në përpjekjet për ta denigruar luftën e lavdishme fitimtare  të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo gjykatë po themelohet  me ndihmën e votës servile të djajve shqipfolës pa kurriz dhe bosht ideali. Është kjo  një gjykatë monstruoze gjoja për hetimin e “krimeve të luftës” së UÇK-së! Ky Satana, EULEX i cili ka mision për sundim dhe aspak për vendosjen e ligjit dhe drejtësisë ka harruar gjenocidin e ushtruar ndaj popullit shqiptar nga pushteti i Serbisë dhe dëshiron të djallëzojë viktimën dhe t’i shndërrojë imazhin e tij në xhelat.


Para se të hetohen “krime të luftës” joekzistuese të UÇK-së që nuk janë diçka tjetër përveç insinuata dhe trillime të spiunëve të agjenturës serbe (serbë, ndërkombëtarë apo shqipfolës), EULEX duhet të hetojë gjenocidin e organizuar nga shteti shovinist serb që nga dëbimi i shqiptarëve të Toplicës, qysh prej viteteve 1862-1878 e më vonë), ku për pasojat e veprimit kriminal të ushtrisë serbe llogaritët se u vranë mbi 35000 shqiptarë të çdo moshë e gjinie!


Toplica gjithashtu është territor i spastruar etnikisht nga shqiptarët nëpërmjet ndërhyrjes ushtarake të ushtrisë serbe të komanduar nga Mihajl Çërnjajev (grupimi i Moravës) dhe Milojko Leshnjanin (grupimi i Timokut) që prej 22 dhjetorit 1877 deri më 23 janarin 1878, kur u dha urdhërin për armëpushim. “Togje kufomash shqiptare vatër me vatër, shtëpi të rrënuara, nëna të ngrira me foshnje në gji, fëmijë të uritur e të pambrojtur, uri e skamje nga zgjarret e nga plaçkitjet dhe skena të trishtueshme kishin mbuluar të tërë Moravën dhe Përmoravën Shqiptare në qarqet e Nishit, Pirotit, Vranjës, Leskocit, Përkupës, Kushumlisë etj. në verilindje…” (Shaban Braha, Gjenocidi serbomadh dhe qendresa shqiptare, f. 45).


Ky gjenocid nuk ishte i rastësishëm, por ishte zbatimi në praktikë të ideologjisë fashiste e shoviniste të shtetit serb e implementuar sipas planit “Naçertanije” për pushtimin dhe asimilimin e kombit shqiptar. Pastaj, Satanai EULEX do të duhej të hetonte gjenocidin dhe terrorizmin serb në Kosovë dhe në trevat e tjera shqiptare në robërinë serbe, që nga viti 1912, veprime që nënkuptuan shfarosjen fizike, si formë e egërsisë së


veçantë, që ishin pjesa të planit strategjik serbomadh. Duke iu referuar gazetës angleze “Daily Chronicle”, serbët deklaronin hapur se shqiptarët muhamedanë duhet të zhdukeshin, ky ishte mjeti më efikas për vendosjen e paqës në këtë vend. Thelbi i kësaj platforme ishte: shfarosje e shqipftarëvë për paqën serbe në Shqipëri, ku serbët duhet të mbijetonin, ndërsa shqiptarët të zhdukeshin, Shqipëria të shndërrohej në Serbi. Më 12 nëntor 1912 –ës shkruhej, se në “afërsi të Shkupit, 2000 dhe jo larg Prizrenit 5000 shqiptarë u masakruan. Gjatë kontrollit për armë nëpër shtëpi u vranë njerëzit dhe pse nuk u gjetën armë. Shumë fshatra u dogjën dhe popullsia e tyre u masakrua.  Gazeta daneze “Riget” theksonte: Komanda e forcave serbe në Maqedoni ka marrë karakterin e komandës masakruese ndaj popullsisë shqiptare, ushtria zhvillon një luftë të neveritshme shfarosëse” e se “Midis Kumanovës e Shkupit, u vranë 3000 shqiptarë… Fshatrat shqiptare rrethohen e u vihet zjarri, ndërsa popullsia nxirret nga shtëpitë dhe vritet si minjtë. Për këtë gjueti njerëzishushtarët serbë flasin me mburrje. Gjendja në Shkup është e tmerrshme.


Tek shqiptarët bëhej  bastisje shtëpish dhe, në qoftë se gjendet ndonjë gjë ngjet me armën, ata vriten në vend. Gjendja në rrugë është e pasigurtë, pasi ka goditje të shpeshta nga dritaret dhe brenda shtëpive. Dje u dënuan 36 shqiptarë me vdekje dhe u vranë në vend. Nuk kalon ditë pa patur vdekje të tmerrshme të shqiptarit. Lumi është mbushur me kufoma. Çdo ditë organizohen ekspedita ndëshkuese në fshatrat rreth e rrotull.  Dje, thekson autori i të dhënave, një oficer serb më ftoi edhe mua për të marrë pjesë në një ekspeditë të tillë duke m’u mburrur se një ditë më parë si kishtë vrarë më duart e tij 9 shqiptarë”.


Dëshmi ka shumë për këtë gjenocid, faktet janë të kokëforta!


 


Shtrohet pyetja, pse “drejtësia evropiane” e Satanait EULEX nuk heton dhe nuk dënon këto mizori shfarosëse, këtë terrorizëm dhe tortura poshtëruese dhe në vend të tyre heton krimet e supozuara të luftës çlirimtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjatë kohës së të cilës Serbia përsëriti gjenocidin, krimet dhe masakrat ndaj popullit shqiptar, siç ishin masakrat e Reçakut, Mejës, Korenicës, Tususit etj. etj.?!


Cila gjykatë speciale do të dënojë vrasjen e nënave me fëmijën në gji, p.sh. më 1922 me vajzën shqiptare Refije Rustemi nga fshati Lapç i Epërme. Shaban Braha, në librin “Gjenocidi serbomadh dhe qëndresa shqiptare” (fq.291) e ka përshkruar se kjo grua i ishte nënshtruar një sjelljeje barbare nga serbët që pasi e kanë lidhur për dy këmbësh, ia kanë çarë barkun dhe ia kanë nxjerrë fëmijën dhe pastaj ia kanë vrarë (!)


Dhe në fund, shtrohet pyetja, a ka “gjykatë speciale: për këto krime e mizori, apo “drejtësisë evropiane” të Satanait EULEX “i vjen keq”, së bashku me Serbinë kriminale dhe gjenocidale, me të cilën ka krijuar hetime


inkuizitoriale kundër UCK-së, se shqiptarët nuk u shfarosën krejtësisht në luftën e fundit çlirimtare, siç kanë projektuar xhelatët serbë që nga pushtimi i Kosovës deri tek krimineli Millosheviç?!


Rumani, 28.04.2014

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …