leoni

Hoti: Vendimi për vizat është komplet vendim i bashkësisë evropiane, ne duhet të presim e të mos ngutemi

Avdullah Hoti reagon menjëherë pas dështimit të rezolutës të propzuar nga partia e tij

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka reaguar menjëherë pas dështimit të rezolutës, e cila do t’i ndalonte kryetarit Thaçi që të negociojë për çështjen e dialogut me Serbinë. Hoti përmend njërën nga pikat e rezolutës ku thuhet se “As Presidenti, e askush tjetër, nuk ka të drejtë të negociojë për territorin e Republikës së Kosovës”.  Shefi i GP të LDK-së, thotë se mbase nuk u mbështet as kjo rezolutë, nuk ka se për çka të diskutohet për tjetër nëse nuk ka pajtim në këtë pikë. “Kjo eshte pika e rezolute e riformuluar: “1. Kuvendi i Republikes se Kosoves rithekson se Kushtetuta e Republikes se Kosoves, sovraniteti shteteror, integriteti territorial dhe karakteri shteteror unitar i Republikes se Kosoves jane te pacenueshme. As Presidenti, e askush tjeter, nuk ka te drejte te negocioje per territorin e Republikes se Kosoves.” Kjo eshte rezoluta qe nuk u mbeshtet. Per cfare te flasim tjeter nese nuk pajtehemi ne kete pike bazike”. Theksojmë se Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe një veprim i tillë është bërë pasi nuk kanë marrë përkrahjen e pozitës për rezolutën që ia ndalon presidentit Thaçi të diskutojë për kufijtë e Kosovës në Bruksel”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …