Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim anëtarët e Komisionit Parlamentar të Bundestagut Gjerman për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të Konsumatorit. Hoxhaj përmes një postimi ka shkruar se në këtë takim me përfaqësuesit gjermanë kanë diskutuar për perspektivën evropiane të Kosovës dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi. “Kam takuar sot kryesuesin Stephan Brander dhe anëtarët e Komisionit Parlamentar të Bundestagut Gjerman për Çështje Ligjore dhe Mbrojtje të Konsumatorit, bashkë me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt. Diskutuam për perspektivën evropiane të Kosovës dhe angazhimin e Qeverisë së Kosovës për sundimin e ligjit dhe reformat në drejtësi. Mirënjohës për mbështetjen e Gjermanisë për Kosovën në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin”, ka shkruar zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …