Ulrika Richardson, koordinatore për zhvillim në UNKT ka takuar kryetarin Muharremaj

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka pritur në zyrën e tij koordinatoren për zhvillim në UNKT ( Kombet e Bashkuar ) Ulrika Richardson. Gjatë këtij takimi që më shumë kishte karakter njohës, u fol për aktivitetet e Komunës së Suharekës.  Kryetari Muharremaj, e ka njoftuar mbi aktivitetet kulturore që ndodhin gjatë vitit në Komunën e Suhsrekës, si dhe u bisedua rreth çështjeve të migrimit të të rinjve të Komunës. Ulrika Richardson, gjatë bisedës u interesua rreth aktiviteteve të Qendrës Rinore  “Shtëpia e Felbahut“  dhe historikun e bashkëpunimit. Temë e bisedës ishte edhe  demografia e popullsisë dhe aktivitetet e të rinjve, si dhe u fol për projektet dhe bashkëpunimin e mëtejmë sa i përket ambientit dhe mjedisit të pastër.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …