Agim Aliu priti pianistin me suksese ndërkombëtare në piano, Arlind Lamaxhema

Mëngjesin e së enjtes, i pari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim pianistin e suksesshëm ferizajas, Arlind Lamaxhema, i cili është kurorëzuar me disa çmime në gara të ndryshme ndërkombëtare. Ai në këtë takim shoqërohej nga profesori i Shkollës së Muzikës “Çesk Zadeja”, Rinor Aliu. Në këtë takim, i pari i Ferizajt, Agim Aliu i shprehu mbështetjen e plotë të tij dhe qeverisjes lokale dhe stimulimin e talentëve përmes programeve të ndryshme që ofrohen nga drejtoria e arsimit dhe ajo e kulturës, rinisë dhe sportit. Ai madje tha se nxënësit si Arlindi gjithmonë duhet të përkrahen dhe të motivohen në mënyrë që qyteti ynë të jetë i përfaqësuar gjithmonë në gara të ndryshme ndërkombëtare. Gara e fundit në të cilën mori pjesë Arlindi ishte ajo e solo këndimit dhe pianos në Tetovë ku rrëmbeu edhe çmimin e parë. Ai thotë se është i motivuar që karrierën e tij, ta vazhdoj edhe në të ardhmen në mënyrë që t’i sjell suksese Ferizajt. Se muzikën e ka pasion e ka thënë Arlindi. Ai madje ka shtuar se do të jetë pjesë edhe shumë ngjarjeve të tilla, por që do t’ia dal ngase e ka përkrahjen e familjes dhe të shkollës. Madje shprehet i lumtur që me këtë sukses e ka bërë krenare jo vetëm familjen, por shkollën, qytetin edhe vendin. Ndërsa mësimdhënësi i tij, Rinor Aliu i cili ka thënë konkurrenca ka qenë shumë e fortë, por që sipas tij sukseset nuk mungojnë kur ka një angazhim të dukshëm. Këtë sukses nuk e ka pritur, por që këtë e ka bërë Arlindi, i cili siç thotë është njeri i skenës. Ai ditëve në vazhdim do të jetë pjesë edhe shumë koncerteve brenda dhe jashtë Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa rekomandoi për kuvend projekt buxhetin për vitin 2025

Drejtuar nga kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Malishevës, Argjend Thaçi, sot është mbajtur mbledhja …