Ahmeti: Përderisa Beogradi e ka dinamizuar aktivitetin e tij politik kundër integrimit të serbëve të Kosovës, BE heshtë

Shpend Ahmeti paralajmëron shkarkimin e tre drejtorëve të Lëvizjes Vetëvendosje në komunën e Prishtinës

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka pranuar se është në prag të shkarkimit të tre drejtorëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ai ka thënë se pritjes së tij 5-muaj ofertës për koalicion me Vetëvendosjes po i vjen fundi, edhe pse  i kemi  ofruar  numrin më të madh i drejtorive brenda koalicionit.  Nëse nuk merr përgjigje së shpejti, i pari i PSD-së dhe i Prishtinës, thotë se do të vazhdojë me vendimin për shkarkim. Ndërsa në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se nuk iu interesojnë kërcënimet e Ahmetit për largim të drejtorëve, pasi, sipas tyre, ata do të punojnë për realizmin e 100 pikave, me ose pa drejtorët e tyre në ekzekutiv. Asamblist i kësaj partie Egzon Azemi e akuzon Ahmetin se  komunën e Prishtinës po e konsideron si pronë të tijën private. Javën e kaluar, Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe në komunën e Dardanës.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …