Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje po vazhdojnë të bojkotojnë Kuvendin e Kosovës. Pas, mos votimit të rezolutës e cila do i ndalonte presidentit Thaçi të diskutonte për kufijtë e Kosovës, deputetët e këtyre dy partive kanë vendosur që të mos marrin pjesë në seanca. Për më shumë, shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, gjatë ditës së djeshme tha se edhe pa opozitën ata do t’i miratojnë projektligjet. Për dallim nga LDK-ja dhe Vetëvendosje subjekti opozitar, Partia Socialdemokrate, ka vendosur që të merr pjesë në seancat e Kuvendit të Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …