Tërheqja e Austrisë nga pakti i OKB-së për migracionin ka shkaktuar reagime dhe kritika ndërkombëtare. Ministria e Jashtme gjermane reagoi duke e cilësuar paktin të nevojshëm pikërisht për ta kontrolluar emigracionin e për ta sjellë në rrugën e duhur. “Prandaj shprehim keqardhjen, kur shtete të ndryshme, e sidomos partnerë tanë të ngushtë, nuk duan të jenë pjesë e paktit”, thuhet në deklaratën e saj. Edhe Komisioni Europian ka reaguar pas vendimit të Austrisë: “Ne besojmë edhe më tej, se emigracioni është një sfidë globale e tek rezultatet të çojnë vetëm zgjidhje globale dhe shpërndarja e barrës”. Pas Amerikës, Australisë, Hungarisë, tani edhe Austria i ktheu kurrizin paktit të OKB-së për emigracionin. Vendimi është i rëndësishëm për të ruajtur sovranitetin kombëtar, deklaroi kancelari austriak, Sebastian Kurz.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …