Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj i ka bërë thirrje publike Avokatit të Popullit të shkojë dhe të shoh gjendjen e ish-gjeneralit të UÇK-së, Sylejman Selimi në burg. “Para disa ditësh bashkë me disa kolegë kemi dashur të iniciojmë një debat parlamentar për mikun tim, Sylejman Selimin mbi të gjeturat apo supozimet të cilat i ka mbrojtja se a po i shkelen të drejtat këtij personi. Në konsultim e sipër u konstatua se mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi”, tha Haradinaj. Sipas deputetit dhe për ta eliminuar këtë supozim, duhet të ndërhyjë këtu Avokati i Popullit. “Me shku me i pa a ka dhe a s’ka shkelje, pasi Avokati i Popullit në fund të ditës e ka këtë punë pasi është i emëruar nga Kuvendi i Kosovës”, tha ai.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …