Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë homazhe me rastin e 29 vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Sot gjithashtu pritet të bëhet lansimi i pullave postare për heronjtë Afrim Zhitia e Fahri Fazliu. 29 vite më parë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, në luftime të pabarabarta me forcat e armikut, ranë heroikisht Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. Afrimi e Fahriu ranë në altarin e lirisë pas një rezistence disa orësh ndaj një rrethimi të hekurt të policisë dhe ushtrisë serbo-jugosllave
