U diskutua për Hidrosistemin e Dragaçinës

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës Blerim Kuçi, drejtori i Hidroregjionit Jugor Besim Baraliu, inxhinieri i ujërave Lavdim Osmanaj dhe zyrtarë tjerë, kanë biseduar rreth ngritjes së Hidrosistemit të Dragaçinës, krijimit të një liqeni akumulues që do të furnizonte Komunën e Suharekës me rreth 500 litra ujë në sekondë. Gjatë këtij takimi u tha se kapacitetet e ujit që do të sigurohen nga ky projekt do të jenë të mjaftueshme për ekonominë, ujin e pijshëm, industrinë dhe bujqësinë e Komunës së Suharekës. Deputeti Kuçi ka propozuar që fillimisht të bëhet një studim i fizibilitetit të Projektit, pastaj të studiohet Projekti ekzistues, të shikohen parametrat dhe të bëhet përshkrimi i standardeve të reja. Ky projekt që ka një rëndësi të veçantë për banorët e Komunës së Suharekës, do të kushtojë shumë dhe nuk ka mundësi të realizohet nga buxheti i Komunës, prandaj u tha se do të kërkohet ndihmë nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu ngushëllon familjen Shaqiri, me rastin e ndarjes nga jeta të të gazetarit të mirënjohur Sylejman Shaqiri

Me dhembje e pikëllim të thellë, morëm lajmin për ndarjen nga jeta të gazetarit të …