Metë Bytyçi: Ngrenë kokë këlyshët e komunizmit

Sapo afrohet tetë qershori, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, aq më shpesh dhe aq më lart po ngrihet tensioni psikik e moral, aq më shumë po marrin valë kërcënimet, fyerjet, përgojimet nga mentaliteti i disa dhenarëve, shelegarëve. Kohëve të fundit, pas një serie shkrimesh në gazetën “Lajm” , ku i është bërë një portret prej politikani Isa Mustafës, në adresë të botuesit kanë filluar të vijnë akuza e fyerje dhe tash në fund edhe kërcënime. LajmSapo afrohet tetë qershori, kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme, aq më shpesh dhe aq më lart po ngrihet tensioni psikik e moral, aq më shumë po marrin valë kërcënimet, fyerjet, përgojimet nga mentaliteti i disa dhenarëve, shelegarëve, humbësve e mashtruesve ordinerë.

Tani kanë filluar të bëhen më të zëshëm edhe disa qenushë lëngaraqë, duke bërë gjullurdi, me shpresë, a mos ndofta do ta fitojnë së paku një kockë pushtet. S’është aq zor e as kushedi çfarë filozofie për të kuptuar një hallakamë të tillë me kërcënime e sharje, sepse, sa po afrohet data e mbajtjes së zgjedhjeve të tetë qershorit, aq më shumë po binden se humbja e tyre është e pashmangshme. Kohëve të fundit, pas një serie shkrimesh në gazetën “Lajm”, ku i është bërë një portret prej politikani Isa Mustafës, në adresë të botuesit kanë filluar të vijnë akuza e fyerje dhe tash në fund edhe kërcënime, duke fyer e sharë e poshtëruar Drenicën, veçmas, duke bërtitur: “Hashim Thaçi dhe “Grupi i Drenicës” janë kriminelë, “Policia e Kosovës është në shërbim të popullit”, “Bajram Kosumi nuk është shka, por është shqiptar”, etj. etj. Gjatë ditëve të kaluara gazeta “Lajm”, për Isa Mustafën si politikan, ka përmendur kalimthi të bëmat e tij gjatë kohës së komunizmit, të bëmat e tij si ministër i Financave në Qeverinë e Bukoshit, si abuzues dhe e i pangopshëm me tre-përqindëshin që ndau populli nga kafshorja e gojës së fëmijëve, për miqësinë, lojalitetin dhe bashkëpunimin si pionier i Titos, por edhe “dashamir” i politikës së Milosheviqit, dhe i kryeudbashve: Rrahman Morina, Karakushi, e të tjerë, si dhe gjatë udhëheqjes së tij me komunën e Prishtinës. Shumica e gazetave ditore në Kosovë kanë siguruar sasi të bollshme benzine o nafte për të ndezur flakën e propagandave, rrenave, shantazhimeve, përgojimeve, fyerjeve banale, fyerjeve edhe deri në nderin e bërthamës së familjes shqiptare, kundër Drenicës, kundër UÇK-së, kundër Pavarësisë, kundër Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës.

Jetojmë në kohë kur e vërteta mohohet, e drejta nuk jepet, e mira harrohet, e pastra përbaltet, i keqi nderohet, i ligu shpallet trim, rrenacaku shpallet i besueshëm, tradhtari bëhet patriot… Prandaj, vallë, a kanë hise në liri ata që vetëm e duan lirinë, e shohin në ëndërr, kërkojnë për ta shijuar vetëm një rriskë të saj! Dorën në zemër, aq ndryshime pozitive ka përjetuar Kosova për vetëm 5 vjet e pavarur, sa ndonjë shtet tjetër s’ka arritur të bëjë këto të arrira as për 50 vjet. Mirë boll. Dakord. Urime. Kemi të drejtë bile edhe të krenohemi ca pak. Populli I Kosovës dje trupin me barna, këmishën me arna! Fli dath Kosovë: dje trupin me plagë, sot gisht për gisht me Pavarësinë. Fli dath Kosovë, sot s’je një jetime, ke vëlla Shtetin sovran, Motërmadhe ke Republikën! Ke Autostradën e Kombit!

Mbi 106 shtete më të mëdha të botës të kanë njohur të pavarur, shtet! Kush ishe dje, e kush je sot – edhe zogu i pulës e di! Mos bëj kasavet nga të lehura qensh, nuk të kafshojnë, sepse, kanë kafshuar mishin e vet, kanë nxirë jetën e vet, kanë bërë dhe po e bëjnë horr jetën e vet! Fli dath, populli im, ti sot je zot shtëpie, je sovran në shtëpinë tënde! Fli dath, Kosovë e lirë se ballë ke kryeministrin dhe liderin më karizmatik gjithandej Evropës, Hashim Thaçin, ke në ballë çlirimtarin, guximtarin, demokratin, njeriun që vetë Baiden ndër sy të botës publikisht e tha: “Ti (Hashim Thaçi, vrj. jonë!) je Xhorxh Uashingtoni i Kosovës!”. Të jesh krenar, populli i Kosovës se në ballë të Qeverisë e pate qe 7 shtatë vjet, dhe do ta kesh edhe për katër vjet të tjerë, kë tjetër, pos Hashim Thaçin e Drenicës, liderin e PDK-së, njeriun më të pëlqyer nga Amerika demokratike, njeriun e reformave, njeriun e fjalës, të besës, njeriun guximtar e politikan i kalibrit kulmor, i cili që nga Rambujeja e deri më tash, ishte prijës i bisedimeve historike për Kosovën e lirë, njeriu që po e shpie me guxim Kosovën drejt Evropës dhe NATO-s. Kosova pati fat që ka Drenicën gjak e djep, kjo që formoi bërthamën e parë të UÇK-së, Drenica që e para i tregoi Evropës dhe botës Njësitet e para të UÇK-së, Drenica e kryekomandantit legjendar Adem Jashari, Drenica e Azem e Shotë Galicës, Drenica e Shaban e Mehmet Gradicës, Drenica e Fazli Greiçevcit dhe e Fehmi e Xhevë Lladrocit, Drenica luftëtare, Drenica çlirimtare, Drenica e përgjakur, Drenica heroike fitimtare e lirisë! Sot, ne stafi i gazetës “Lajm”, e bëjmë me dije Isa Mustafën, bashkë me sejmenët e tij se nuk do të ndalemi kurrë me shkrime aktuale, të qarta, të sakta, pa fyerje, pa sharje, pa urrejtje.

Do të shkruajmë e hulumtojmë prapë të palarat e djeshme të komunizmit, të serbizmit, të titizmit, të Milosheviqit, të Rrahman Morinës, bashkë me gjithë zhganin e tij argat i Beogradit, për të mësuar populli saktësisht se kush ishte dje Isa Mustafa, ky, i cili sot, shpreson se janë tharë dhe janë larë të palarat e tij si politikan e zyrtar i lartë shtetëror i kohës më të keqe për shqiptarët e Kosovës dhe si ministër i financimit në Qeverinë Bukoshi, shpreson se populli sot o nesër nuk do ta hedhë Isa Mustafën, me zhanrin e tij gllabërues, mashtrues, korruptues të tre-përqindëshit të popullit të Kosovës, duke mos dhënë as një të vetme dëshmi a shpjegim për keqmenaxhimin dhe keqharxhimin e atyre milionave të popullit. Thirrje tepër miqësore e të pastra, të zëshme dhe tepër përnjëmend, i bëjmë Isa Mustafës, që të qetësojë, të rehatojë, t’i lidhë qenushët lazdranë endacakë, të cilët, me thirrje telefonike dhe SMS-sa po përpiqen ta frikësojnë arushën me shoshë, po përpiqen me ndalua votën e lirë të popullit për njeriun që do ai (populli!), sovranin e lirisë dhe të pavarësisë, liderin dhe politikanin gjithevropian, Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës, i nominuar për Çmimin Nobel për Paqe, por është qesharake, o Isa Mustafa, të lëshosh qenushët për të kërcënuar rivalët partiakë, për të rikthyer kinse rrjedhën e fitores dikah tjetër, mirëpo, lehjeve të qenushëve tuaj s’u frikohet asnjë fije Drenica, populli, as PDK-ja, as Hashim Thaçi, e as stafi i gazetës “Lajm” dhe pikë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …