LEKAJ THËRRET KËSHILLIN E SIGURISË SË TRAFIKUT RRUGOR

Në ambientet e Ministrisë së Infrastrukturës u mbajt takimi i parë formal i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor (KSTRR), me ç‘rast ministri Pal Lekaj njëherit edhe Kryesues i KSTRR-së, i informoi anëtarët mbi detyrat dhe përgjegjësitë e tyre. Kryesuesi Lekaj, para anëtarëve theksoi rolin e rëndësishëm të Këshillit në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor, pasi që ky Këshill sipas mandatit nxjerrë akte juridike të cilat janë obligative për subjektet të cilave u adresohet. Ai i informoi anëtarët e Këshillit për dobitë dhe ndikimin në siguri rrugore që do ti ketë Sistemi Inteligjent i Transportit (ITS-it), implementimi i të cilit planifikohet të ndodhë së shpejti. Anëtarët e kanë mirëpritur themelimin e këtij Këshilli, duke deklaruar se do të jenë në mbështetje të plotë të tij, pasi që siguria në rrugët e vendit duhet të jetë prioritet dhe duhet përkushtim në vazhdimin e trendit të uljes së aksidenteve në përgjithësi, sidomos atyre me fatalitet. Ata e informuan Këshillin edhe për veprimet e ndërmarra deri më tani nga ta, e që kanë derivuar nga takimet jo formale të këtij Këshilli. Takimi i radhës i këtij Këshilli do të mbahet brenda muajit nëntor.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …