Shifra alarmante kanë treguar matësit e nivelit të ndotjes së ajrit në Prishtinë, në fillim të javës së parë të dhjetorit

Rritet numri i qytetarëve me probleme shëndetësore të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të ndotjes

Nga të dhënat e Klinikës Pediatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës mësohet se ka një rritje të numrit të fëmijëve me probleme shëndetësore të rrugëve të frymëmarrjes për shkak të ndotjes së ajrit, kryesisht në zonat urbane me dendësi të madhe të popullsisë dhe mungesë të zonave të gjelbra. Pediatri në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, Muharrem Avdiu ka theksuar se numri i fëmijëve që po kërkojnë ndihmë në këtë qendër është më i madh se sa ka shtretër dhe kjo po bënë që fëmijët të shpërndahen në të gjitha klinikat. Ai ka shtuar më tutje se duke u bazuar në vitet paraprake, ky shtim i rasteve vazhdon deri në muajin maj. Ndotja e madhe konsiderohet rrezik potencial për njerëzit me sëmundje kronike, ndër të cilët hyjnë edhe fëmijët. Njohësit e fushës së shëndetësisë kanë tërhequr vërejtjen se një numër i konsiderueshëm i sëmundjeve shkaktohen nga ajri i ndotur. Sipas të dhënave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, nga ajri i ndotur, brenda një viti vdesin rreth 600 mijë fëmijë dhe 7 milion persona të grupmoshave të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti Altin Krasniqi kritikon Albin Kurtin për mosdorëheqje pas mandati

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Altin Krasniqi, ka reaguar ndaj kryeministrit në detyrë, Albin …