Komandanti i UÇK-së gjatë luftës, Sylejman Selimi lirohet me kusht nga burgu pasi ka kryer 2/3 e dënimit

Pas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, Avokati i Popullit, Hilmi Jashari javën tjetër e viziton Sylejman Selimin

Pas kërkesës së deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, që institucioni i Avokatit të Popullit ta vizitojë në burg ish-komandantin e UÇK-së, Syleman Selimi, pritet që Avokati i Popullit ta vizitojë gjeneralin dhe do të bëhet një vlerësim i procesit gjyqësor. Avokati i Popullit, Hilmi Jashari ka deklaruar për KosovaPress se javën e ardhshme do ta vizitojë Selimin, pasi këtë vizitë e kishin të planifikuar më parë. Ai ka deklaruar se një vizitë të tillë e kishin realizuar edhe në mars të këtij viti, ku është vizituar Selimi. Ai ka deklaruar se shumë shpejt pritet të bëhet një vlerësim apo hetim i administrimit të drejtësisë nëse ka apo jo ndonjë shkelje eventuale gjatë procesit të rastit ndaj Sylejman Selimit. “Po nuk mundem ne të kemi pritje përderisa si shohim shqetësimet që mund të ngritën prej vet z. Sylejman Selimit dhe të tjerëve. Po ndërkohë janë përcjellë edhe tek ne këto shkresa para sa kohësh dhe ndërkohë kemi me marrë edhe vendimin e gjykatës pas disa ditësh, mirëpo nuk ka një kërkesë formale as prej avokatit për me inicu procedurë të hapur, mirëpo as prej palës. Ndërkohë mbasi të shkojmë në vizitë neve na duhet autorizimi nëse kërkohet një vlerësim apo hetim prej anës sonë për të parë administrimin e drejtësisë, sepse Avokati i Popullit ka mandat për me vlerësuar nëse është bërë ndonjë shkelje eventuale”, ka thënë Jashari.

Gjatë kësaj jave, Sylejman në letrën e shkruar nga burgu, është shprehur i zhgënjyer ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror dhe institucioneve të drejtësisë, kurse ka deklaruar se heq dorë nga mbrojtja e tij përmes avokatëve dhe se padrejtësinë ndaj tij do ta dëshmojë koha, dhe se ata që kanë marrë pjesë në këtë montim politik duke ndërhyrë në drejtësi, një ditë kanë me u turpëruar para familjeve të tyre dhe para qytetarëve të këtij vendi. Ndërsa, avokati i Selimit, Tomë Gashi ka deklaruar se gjeneral Selimi është duke u mbajtur padrejtësisht në burg dhe se ai do të vazhdojë ta mbrojë Selimin.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …