leoni

Sot në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare

Sot në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, garojnë gjashtë parti shqiptare

Sot në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve, i cili merret ekskluzivisht me çështjet e shqiptarëve atje, me qëllim të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës dhe përdorimit të simboleve kombëtare. Njohës të së drejtës kushtetuese në Kosovë thonë se të drejtat e shqiptarëve atje janë përkeqësuar dhe se ata që marrin mandatin për udhëheqjen e këshillit duhet të jenë unik dhe t’i përparojnë të drejtat e tyre nacionale. Janë gjashtë shqiptarë nga parti të ndryshme të cilët pretendojnë të udhëheqin me Këshillin Nacional Shqiptar  në Serbi. Këshilli është një institucion i themeluar në vitin 2010 për të mbrojtur dhe avancuar të drejtat e shqiptarëve në fushën e arsimit, kulturës, informimit, përdorimit të simboleve kombëtare dhe përdorimit te shkrimit e gjuhës shqipe. Por praktikat tregojnë se Serbia asnjëherë nuk ka avancuar të drejtat dhe liritë, elementare të qytetarëve atje. Ndryshe, Kuvendi i përgjithshëm i këshillit Kombëtar Shqiptar, në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare, përbëhet prej 15 anëtarëve. (KP)

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …