Zëvendëskryeministri i vendit, Enver Hoxhaj, po cilëson se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Përmes një postimi, Hoxhaj është shprehur se nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me këtë çështje, atëherë as Kosova nuk ka pse t’i besojë këtij institucioni. “Kosova është angazhuar dhe ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe Bashkimi Evropian ka premtuar lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës me plotësimin e këtyre kritereve. Por, nëse sot ka hezitim nga disa kryeqytete të BE-së në lidhje me vendimmarrjen në këtë proces, pse duhet që Kosova t’i besojë këtij institucioni në dialogun me Serbinë”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …