Idetë e shqiptarëve dhe serbëve për t’i bashkuar trojet që historikisht i kanë njohur të tyre, janë ide të vjetërsuara. Andaj, një referendum në Kosovë për t’ia bashkuar Republikës Luginën, është i pa qëndrueshëm dhe i panevojshëm, kështu thotë nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, thotë se në politikë duhet të tregohet racionalitet dhe jo bashkim të trojeve. Në një intervistë përKosovaPress-it, Xhaviti flet për idenë e korrigjimit të kufijve, procesin e liberalizimit të vizave dhe dialogun me Serbinë. Për këtë të fundit thotë se me këtë qasje politike nuk do të ketë asnjëherë marrëveshje finale, andaj sipas tij, dialogu do të duhej t’i lihej në dorë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nënkryetari i Kuvendit thotë se duhet të shënohet demrakimi i kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, dhe i njëjti të votohet në Serbi kur ata të njohin pavarësinë e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …