leoni

Ana Bërnabiq

Brnabiq: Serbia e Kosova kanë ende një rrugë të gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse

Serbia dhe Kosova kanë ende një rrugë të gjatë drejt arritjes së një marrëveshjeje të mundshme gjithëpërfshirëse për paqe, pavarësisht se kanë hapur bisedime për një shkëmbim të mundshëm të territoreve, për të lehtësuar arritjen e një marrëveshjeje, konsideron Ana Bërnabiq, kryeministre e Serbisë. “Personalisht, do të doja një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Por unë nuk mendoj se në realitet jemi pranë marrëveshjes”, tha Bërnabiq. Ajo mendon se çështjet e kulturës historike politike dhe territoriale janë jashtëzakonisht delikate që diskutohen midis krerëve të Serbisë dhe Kosovës, dhe se progresi është larg garantimit të mbështetjes së SHBA-ve dhe BE-së për dialogun.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Seanca duhet të vazhdohet çdo 48 orë, VV po kërkon nga ne të shkelim Kushtetutën

Deputetja e LDK, Hykmete Bajrami, ka deklaruar se seanca konstituive e Kuvendit nuk mund të …