Ministria e Jashtme: Është e gabuar përpjekja e zyrtarëve të në Bruksel që liberalizimi i vizave të kushtëzohet me dialogun

MPJ: Serbia po e keqpërdor dhe po e manipulon dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

Ministria e Punëve të Jashtme i vlerëson të papranueshme, veprime destruktive, qasje dashakeqëse dhe standarde të dyfishta, mënyrat që  Serbia po i përdorë në marrëdhëniet me shtetet që e kanë njohur dhe nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Sipas MPJ-së, Serbia është duke shfrytëzuar, keqpërdorur dhe manipuluar me dialogun për normalizimin e plotë të marrëdhënieve në mes dy shteteve me qëllimin parësor për të bërë agresion diplomatik kundrejt sovranitetit dhe imazhit ndërkombëtarë të Republikës së Kosovës. “Ministria e Punëve të Jashtme nënvizon qëndrimin zyrtar se Republika e Kosovës ka hyrë në dialog me shtetin fqinj – Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së, mbështetjen e plotë të SHBA-së dhe shteteve të tjera aleate dhe partnere me vullnetin e mirë dhe besimin e plotë për të përmirësuar marrëdhëniet në mes dy shteteve dhe popujve nëpërmjet arritjes së Marrëveshjes së Detyrueshme Ligjore, e cila do të duhej të përfundonte me njohjen reciproke në mes dy shteteve dhe anëtarësimin e plotë dhe të barabartë të Republikës së Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara”, thuhet në letrën e MPJ-së dërguar medieve.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …