Aktivistë të Vetëvendosje, familjarë dhe miq kanë bërë homazhe të varri i Astrit Deharit në dyvjetorin e vdekjes së tij

Aktivistë të Vetëvendosjes, familjarë dhe miq bënë homazhe të varri i Astrit Deharit në 2-vjetorin e vdekjes

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, familjarë, dhe miq kanë bërë homazhe sot të varri i Astrit Deharit në dyvjetorin e vdekjes së tij. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se drejtësia e Astritit në Kosovë është vet liria. “Astriti ishte i lëvizjes e tash jemi ne të tij. Ka qenë i studentëve, i shoqërisë dhe i kombit, i të varfrit dhe i të papunit, i të gjithëve përveç i vetes së tij. Astriti nuk ka qenë , por është. Është frymë që na shtyn, nuk na mungon neve, vetëm ne mund t’i mungojmë atij. I përkulemi me mall”, ka deklaruar Kurti. Kurse babai i Astritit, Avni Dehari, ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit duke thënë se mbështetja e tyre i bën krenarë. Përpos homazheve të varrezat, aktivistë të Vetëvendosjes do ta vizitojnë edhe familjen Dehari si dhe do të vendosin tabelën në një rrugë të Prishtinës me emrin “Arbënor dhe Astrit Dehari”. Astrit Dehari ka vdekur më 5 nëntor të vitit 2016 në qendrën e paraburgimit në Prizren në rrethana ende të paqarta.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …