Në afërsi të objektit të EULEX-it në Prishtinë është emëruar rruga e re “Arbënor dhe Astrit Dehari”

Në afërsi të objektit të EULEX-it në Prishtinë është emëruar rruga e re “Arbënor dhe Astrit Dehari”

Në afërsi të objektit të EULEX-it është emëruar rruga e re “Arbënor dhe Astrit Dehari”. Në Prishtinë, në vendin ku gërshetohen rrugët “Muharrem Fejza” dhe “Bahri Fazliu” sot u vendos dhe ajo e “Arbënor e Astrit Dehari”. Emërimi i kësaj rruge ka ardhur pas propozimit të grupit të asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Prishtinës. Sipas njoftimit të Vetëvendosjes, asamblistët kishin propozuar që një rrugë të mbajë emrin e aktivistëve Arbënor dhe Astrit Dehari, për nder të jetës dhe veprës së tyre atdhetare. Emërimi i kësaj rruge përkon edhe me 2-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …