Nebojsha Stefanoviq e pranon se do të jetë e vështirë që të ndalohet pranimi i Kosovës në INTERPOL

Ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli kërkon nga Komisioni për Punë të Jashmte rekomandime për INTERPOL

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka kërkuar nga Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike rekomandime sa i përket lobimit për anëtarësim në INTERPOL. Kryetarja e komisionit Vjosa Osmani tha se komisioni po insiston vazhdimisht për raportim të ministrit të Jashtëm kur është votimi në Interpol, mirëpo edhe përkundër insistimit ky i fundit nuk ka ardhur në raportim. Osmani thotë se veç përmes një e-maili janë pyetur nga ministri në lidhje me rekomandimet e deputetëve, por që sipas saj, çdo veprim tash është vonë. Komisioni gjithashtu ka diskutuar për angazhimin e një eksperti për Strategjinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ndërparlamentar, angazhimin e ekspertëve për grupet punuese si dhe Zgjerimi i listës ekzistuese të ekspertëve. Osmani tha se është e rëndësishme që  të zgjidhet dhe të votohet më shpejt eksperti për Strategjinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ndërparlamentar. Deputeti i Nismës Elmi Reçica ka propozuar që të gjithë emrat e propozuar të votohen përnjëherë dhe jo veçmas. Bashkëpartiaku i Reçicës, deputeti Zafir Berisha propozoi edhe Granit Jeminin, i cili u votua nga komisioni që të futet në listë, mirëpo më vonë u heq nga lista me kërkesë të Glak Konjufcës për shkak që nuk i përket kësaj lëmie. Ata kanë folur edhe për Ligjin për diasporën ku Konjufca, tha se në bisedim me njerëzit nga diaspora shumica prej tyre janë shprehur kundër një kanali të pavarur për diasporën.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …