Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka përmes një postimi ka bërë të ditur së në Ditën e Flamurit me 28 Nëntor në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë në rajonin e Prizrenit. “Me rastin e Ditës së Flamurit do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë. Komuna e ka ndërmarrë këtë veprim në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, nga të cilat 22 shtëpi janë në territorin e komunës së Prizrenit dhe 6 shtëpi të tjera në komunën e Dragashit. Të gjithë përfituesit do të gëzojnë shtëpitë e reja dhe të mobiluara. Komuna jonë ka akoma më shumë qytetarë në nevojë, prandaj do të vazhdojmë me aksione të tilla në mënyrë që deri në fund të vitit të strehohen sa më shumë familje”, ka shkruar Haskuka.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …