Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësitë ligjore që të fusin në planprogramet shkollore edhe lëndën e pastërtisë. Në një takim që Bytyqi ka zhvilluar me përfaqësuesit e OJQ-së “Ta pastrojmë Kosovën”, të prirë nga Besnik Sadriu, ka biseduar rreth mundësive të bashkëpunimit në fushën e edukimit mjedisor. “Jemi duke i shqyrtuar mundësitë ligjore që të kërkojmë angazhimin e vet shkollave, të cilat do të caktonin një orë mësimi në javë kushtuar pastërtisë së ambientit brenda dhe jashtë shollës dhe kjo do të duhej të ishte një zgjidhje e qëndrueshme dhe afatgjate”, ka thënë Bytyqi. Ministri tha se janë të angazhuar në krijimin e vetëdijes qytetare për domosdoshmërinë që të kujdesemi për një ambient të pastër kudo në Kosovë dhe tha se do përkrahin çdo iniciativë apo aktivitet lidhur me këtë çështje.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …