Behxhet Sh. Shala: Strategjia e dhunimit të “Shtetit’ për marrjen e pushtetit

Koalicioni i udhëhequr nga PDK pretendon ta qeverisë vendin, si fituese e zgjedhjeve në mandatin e ardhshëm nëse i bënë numrat. Unë nuk jam përkrahës i kontrabandimit të deputetëve dhe blerjes së tyre vetëm sa për ta formuar qeverinë. Prandaj nuk e konsideroj si të shëndetshme për demokracinë dhe vendin nëse do të bëhej qeveri që nuk ka siguri as edhe për një javë. Gjithashtu, tash për dallim nga më herët, nuk e pëlqej as koalicionin PDK-AAK dhe pakicat. Sepse do të bëheshin shumë stupca në një vend. Koalicionin PDK-LVV-FERR e shoh të pamundur. Mbetet koalicioni PDK-LDK që aq “fuqishëm“ po kundërshtohet nga skifterat pa sqep të LDK-së, i cili mund të prodhojë qeverisje stabile do të ishte më i qëndrueshmi.


 



Vendimi i Enver Hasanit dhe trimat e Vidovdanit


 


Vendimi apo interpretimi i Gjykatës Kushtetuese se kush do të jetë mandatar për formimin e qeverisë së Kosovës, kush është fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit 2014 dhe cilat koalicione kanë legjitimitet sqaruan shumë gjëra, për ata që kanë dy kokrra tru, në njërën anë dhe nxorën në fushë injorancën e skajshme të intelektualëve që bartin tituj shkencorë me gjatësi një metërshe si hartues, kopijues apo interpretues të Kushtetutës. Dhe të cilët, për fat të keq nxorën mijëra injorantë të tjerë, si juristë të diplomuar e që sot paraqiten si analistë, gazetarë apo interpretues të diçkaje që as mësuesi i tyre universitar nga koha e Titos e sidomos këta të kohës së kallashit që u pajisën me tituj shkencorë duke i blerë këta “ekspertë“ të kushtetutës me një 10-she qebapa apo një pjatë gullash me mish të Brazilit të lopëve të çmendura, nuk e kanë ditur. Këta “ekspertë“ të kushtetutës, edhe pas interpretimit të Gjykatës Kushtetuese vazhdojnë ta kundërshtojnë këtë vendim apo ta interpretojnë ashtu siç i ka mësuar refleksi i tyre për mbijetesë në të gjitha regjimet e mundshme dhe në të gjitha situatat e pamundshme.


 Është rregull i dëshmuar se ai që është mësuar që gjatë tërë jetës të lëpijë pjata, e ka të vështirë apo edhe të pamundur t’i pranojë përparimet në teknologji siç është enëlarësja. Kjo është dëshmia më e mirë se sahanlëpirja është standard moral i injorantëve dhe dëmi më i madh për kombin, shtetin dhe njerëzimin! Prandaj edhe jemi në situatë se të gjithë mendojmë, jo vetëm mendojmë por jemi të sigurt se interpretimi ynë është i vetmi që është i vërtetë! Unë jam deklaruar se nuk jam njohës i Kushtetutës si Lil Taraba psh. prandaj nuk e them se fjala ime është e fundit në këtë lëmi. Analizat që i bëj kryesisht i mbështes në fakte logjike, përvoja, rrethanat që mund të ndikojnë, kontekstin e sigurisë, temperamentin e akterëve e sidomos në grykësinë e pakontrolluar të tyre për pushtet e që në vendet me demokraci të zhvilluar quhet ambicie e ligjshme që përmes votës së qytetarit të bëhesh pjesë e pushtetit, në shërbim të atij që të ka votuar! Nëse analiza ime del e gabuar shkaku se nuk e njoh sa duhet Kushtetutën, ky gabim edhe më falet. Mirëpo, nëse një alamet apo adalet profesori që deklarohet si ekspert i Kushtetutës, e bënë një gabim të tillë nuk mbeten shumë mundësi për ta arsyetuar ate. Ose duhet t’i mbyllet mundësia që injorancën e vet ta metastazojë edhe më shumë, ose duhet që publikisht t’i flakin tej titujt shkencorë, si mënyra më e mirë për ruajtjen e shëndetit mendor dhe intelektual të brezave të rinjë, nëse kemi parasysh faktin se shurra njihet si mjet efikas dezinfektues! Që mund ta pengojë përhapjen e epidemisë së injorancës me tituj shkencorë! Ndryshe, si mund të kuptohet deklarimi i këtyre se koalicionit parazgjedhor që udhëhiqet nga PDK, si fitues i zgjedhjeve i takon e drejta për formimin e qeverisë për herë të parë ndërsa për herë të dytë i takon koalicionit të Bali Katravellës (LDK, AAK, NISMA+koalicioni LVV-FERR), ndërkaq që shprehimisht thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese se nuk njihen koalicionet pas zgjedhore sikur ky i B.K. Logjikisht nëse për herë e ka të drejtën koalicioni parazgjedhor i udhëhequr nga PDK për formimin e qeverisë dhe nëse në afatin 15 ditësh nuk i siguron numrat e nevojshëm (60+1) atëherë, sipas rregullave demokratike do të duhej që t’i ipej mundësia forcës së dytë që ka fituar më së shumti vota, ndonëse në vendimin e Gjykatës Kushtetuese i mundësohet presidentes që përsëri ta mandatojë PDK-në por tash me një kandidat tjetër. Nëse për bazë e marrim vendimin e Gjykatës Kushtetuese se nuk njihen koalicionet pas zgjedhore dhe kur dihet se këto vendime janë të pakundërshtueshme dhe i kanë pranuar të gjithë, atëherë radhën për caktimin e mandatarit për formimin e qeverisë do ta kishte LDK, si partia e dytë me më shumë vota të fituara. LDK e cakton mandatarin e jo koalicioni i Bali Katravellës, i cili nuk ka as një relevancë juridike. Është çështje e LDK-së se kend do ta caktojë si mandatar duke mos e përjashtuar as Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK. Mirëpo, Ramush Haradinaj nuk ka gjasa të nominohet si mandatar për formimin e qeverisë si kandidat i një koalicioni i cili nuk prodhon efekt apo detyrim juridik. Ramush Haradinaj mund të nominohet si mandatar për formimin e qeverisë vetëm si kandidat i LDK-së. Në të kundërtën, rasti do të kthehej në Gjykatën Kushtetuese.


 


Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe kryesisë


 


Edhe për zgjedhjen e kryetarit dhe kryesisë së Kuvendit do të duhej të vlente parimi sikur te caktimi i mandatarit për formimin e qeverisë. Koalicioni parazgjedhor apo partia që ka më së shumti deputetë në momentin e certifikimit përfundimtar do ta kishte të drejtën ta propozonte kandidatin për kryetar të Kuvendit. Grupi parlamentar që formohet nga koalicioni paszgjedhor do të duhej të legalizohej apo legjitimohej, sepse në formën siç po vepron është mbindërtim pa leje. Po themi se qenka formuar një grup parlamentar i koalicionit Bali Katravella me 47 deputetë. Cila do të ishte adresa për legalizimin e saj? Kryetari dhe kryesia e Kuvendit do ta përligjte në mbledhjen e kryesisë së Kuvendit pas së cilës, në seancën e radhës, kryetari i Kuvendit do ta informonte Kuvendin (deputetët) për formimin e grupit të ri parlamentar. Në situatën që e kemi ky grup parlamentar nuk do të legalizohej sepse kryetari dhe kryesia e përbërjes së vjetër nuk kanë mandat ta bëjnë këtë në ndërkohë që ende nuk e kemi kryetarin e ri e as kryesinë e re të Kuvendit që ka përgjegjësi ta bëjë legalizimin e këtij grupi të ri parlamentar. Prandaj, jemi në një situatë kur koalicioni parazgjedhor i udhëhequr nga PDK, si fitues i zgjedhjeve të 8 qershorit duhet t’i njihen dy mandate; për kryetar dhe nënkryetar të Kuvendit dhe formimin e qeverisë. Ose, nëse koalicionit të Bali Katravellës i pranohet fakti se është fitues i zgjedhjeve, e që nuk është por se e ka një shumicë të fituar pas zgjedhjeve atëherë kësaj duhet t’i njihet e drejta ta japë kryetarin e Kuvendit, nënkryetarin si dhe ta formojë qeverinë! Nëse koalicioni paszgjedhor, si koalicion që nuk prodhon efekte dhe pasoja juridike nuk pajtohet me kandidatin e koalicionit të PDK-së i ka dy mundësi për ta kundërshtuar. E para të mos jetë e pranishme në kuvend gjatë votimit dhe e dyta të jetë në Kuvend e të mos e votojë kandidatin e propozuar nga PDK. Në këtë mënyrë do të provokonin zgjedhje të parakohshme. Tjetër mundësi nuk do të ketë. Nuk e besoj se gjatë deklarimit deputetët mund të formojnë grup parlamentar i cili do të ishte i ligjshëm, pa kaluar në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit. Në këtë mënyrë nuk do të kalonte as në Kuvendin e Hajkobillës e lëre më në Kuvendin e Kosovës që njihet në tërë botën për punën serioze që e ka bërë në të kaluarën!


 


Koalicionet dhe lustracionet qeverisëse


 


Koalicioni i udhëhequr nga PDK pretendon ta qeverisë vendin, si fituese e zgjedhjeve në mandatin e ardhshëm nëse i bënë numrat. Unë nuk jam përkrahës i kontrabandimit të deputetëve dhe blerjes së tyre vetëm sa për ta formuar qeverinë. Prandaj nuk e konsideroj si të shëndetshme për demokracinë dhe vendin nëse do të bëhej qeveri që nuk ka siguri as edhe për një javë. Gjithashtu, tash për dallim nga më herët, nuk e pëlqej as koalicionin PDK-AAK dhe pakicat. Sepse do të bëheshin shumë stupca në një vend. Koalicionin PDK-LVV-FERR e shoh të pamundur. Mbetet koalicioni PDK-LDK që aq “fuqishëm“ po kundërshtohet nga skifterat pa sqep të LDK-së, i cili mund të prodhojë qeverisje stabile do të ishte më i qëndrueshmi. LDK nuk duhet të bëjë krahasime me bashkëqeverisjen e mëparshme me PDK sepse ka ndryshuar konteksti politik dhe strategjik. Po le të bëjnë si të duan mirëpo për mua është brengosëse gjuha e urrejtjes që po e përdorin. Qeverisja e koalicionit Bali Katravella është krejtësisht e pasigurt dhe e paqëndrueshme. Madje është më jostabile se edhe koalicioni eventual i PDK-së me 62-65 vota ndonëse, me pakica mund t’i sigurojnë 84 vota. Jostabiliteti qëndron në faktin se janë subjekte që nuk i bashkon asgjë, as në programin ekonomik e as në ate politik! Ky bashkim për qeverisje do të ishte i rremë si edhe vet koalicioni. Janë përralla se i kanë përafruar qëndrimet rreth dia (mono)logut me Serbinë apo formimin e komunave serbe. Pastaj pezullimi i bisedimeve, privatizimi etj. Qëndrimet i kanë bërë njësh vetëm në urrejtje ndaj Thaçit dhe dëshirës së paskrupullt për pushtet! Për asgjë tjetër jo. LDK, AAK, NISMA nuk janë kundër dialogut edhe në formatin e tashëm, nuk e kundërshtojnë formimin e komunave serbe sikur që nuk e kundërshtojnë bashkëqeverisjen me Lista Srpska. Ndërkaq LVV-FERR vetëm deklarativisht kundërshton bisedimet me Serbinë (sa për t’u larë para votuesve kërkon ndryshim formati të bisedimeve nga një sallë me 12 karrike në një sallë tjetër me 14 karrike), kërkon pezullimin e bisedimeve dhe pezullimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura. Kërkon gjithashtu që të mos formohen komunat me shumicë serbe si dhe përjashton bashkëqeverisjen me Lista Srpska ndonëse e dinë fare mirë që me Kushtetutë serbëve u takon posti i zëvendës kryeministrit dhe dy ministri sikur që edhe Jagxhillarit i takon një ministri. Pastaj kërkon që deputetët nga Lista Srpska të mos jenë as pjesë e Kuvendit të Kosovës në ndërkohë që kanë votuar sipas ligjeve të Kosovës, edhe LVV- FERR, edhe Lista Srpska! Këtu koalicioni LVV- FERR, ose po manipulon me opinionin ose e ka mendjen t’i mbajë parimet duke qëndruar në opozitë dhe duke mos e mbështetur koalicionin Bali Katravella që i ka pranuar të gjitha kushtet e bashkësisë ndërkombëtare! Qeverisje pa pakicat nuk mund të ketë për aq sa është kjo kushtetutka e Kosovës në fuqi! Nëse LVV- FERR zgjedhë strategjinë ta përkrahë koalicionin Bali Katravella, me kushtet e pranuara nga ndërkombëtarët ku pashmangshëm përfshihet Lista Srpska si partner në qeverisje, nuk do të ketë mundësi të amnistohet duke qëndruar anash me gijotinën e pregatitur që kur t’i qohet LVV-FERR t’i prejë kokën qeverisë!


Ky është hara-kiri i bërjes politikë e LVV- FERR dhe për këtë arsye mendoj se koalicioni i tillë qëndron mbi këmbë të xhamit. Janë të pasinqertë edhe LVV-FERR ndaj koalicionit Bali Katravella sepse po u ofron përkrahje që është në kundërshtim me parimet e kësaj lëvizjeje si dhe koalicioni Bali Katravella ndaj opinionit sepse po u premton diçka që nuk mund ta bëjnë (bisedimet me Serbinë, komunat serbe, privatizimi etj). Emërues i përbashkët i këtij mashtrimi është urrejtja e pashpjegueshme kundër Thaçit me të cilin refuzojnë edhe të bisedojnë, në ndërkohë që nuk do të jenë në gjendje t’i refuzojnë bisedimet me Vuçiqin si dhe grykësia e paskrupullt të vijnë në pushtet, me çdo kusht dhe me të gjitha mjetet. Nuk më pengon aspak ndërrimi i pushteteve përmes votës dhe pa ngritur tensione deri në eskalim të situatës por më pengon ndërtimi një platformeje plot urrejtje mbi të cilën duan ta marrin pushtetin trimat e Vidovdanit´, pasi e kanë humbur betejën e Kosovës! Nuk do ta derdhi as edhe një pikë të vetme të lotit apo të vuaj nëse kjo qeveri kalon në opozitë sikur që nuk do ta derdhi edhe as një pikë lot gëzimi nëse vjen në pushtet koalicioni Bali Katravella. Në përmbajtje nuk dallojnë ose dallojnë fare pak prandaj edhe nuk mund të ketë ndryshime të mëdha!


Nuk luftohet korrupcioni me njerëz të korruptuar e as krimi me njerëz të kriminalizuar. Nuk është pozita e ndershme si në motër nderi e rendit Nëna Tereze sikur që nuk është i pastërt as koalicioni paszgjedhor si nëna e Cezarit, pasi ishte kthyer nga një orgji ku ishte orgjizuar me 100 veta! Mos të gënjehemi! Mos u mundoni të na gënjeni. Po vakti e hanë kashtën. Këta të koalicionit paszgjedhor nuk i besojnë njëri-tjetrit, prandaj ndjejnë nevojë të besatohen dhjetë herë në ditë se nuk do të tradhëtojnë marrëveshjen e arritur! Pse nuk po besatohen se do ta luftojnë korrupcioni apo krimin e organizuar? Sepse do të luftonin kundër vetes së tyre. Dhe këtë nuk e bëjnë dot! As pozita e as opozita!


 


Një lajm i mirë për Isa Mustafën


 


Albini dhe Shpendi përkohësisht i kanë pezulluar hetimet kundër Isës dhe kompanisë për aq kohë sa të ketë jetë koalicioni Bali Katravella. Lajm edhe më i mirë është se nuk po e shesin xhipin Audi Q7 me të cilin ishte vozitur Isa si kryetar Prishtinës. Po e ruajnë kur Isa të bëhet kryetar i Kuvendit të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …