Jakup Krasniqi: Pendohem për pranimin e Milaim Zekës në Listën e Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës

Jakup Krasniqi: Pendohem për pranimin e Milaim Zekës në Listën e Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate, Jakup Krasniqi, ka thënë se nëse gjatë këtyre viteve pendohet për ndonjë veprim të tij, është pranimi i Milaim Zekës që të garojë në Listën e Nismës për deputet të Kuvendit të Kosovës. “Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave u kërkoj falje! U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hyn në çdo familje shqiptare.

Krejt çka kam pasur të them për luftën e kam thënë në mija faqe të botuara, e kam thënë edhe në dëshminë, që kam dhënë,  në Hagë në rastin e gjykimit të Limajt dhe Haradinajt. Opinioni, i di qëndrimet e mia. Gjithçka ishte publike. Për luftën, për as një ngjarje të saj nuk e kam autorizuar as një njeri të vetëm që ta flas në emrin tim. Nuk e kam autorizuar as gazetarin Milaim Zeka.

E them me bindje, për asgjë që kam bërë në jetën time politike nuk pendohem. Nuk pendohen se çdo veprim timin politik e kam bërë për kombin e vendin tim. As një veprim, në asnjë kohë nuk e kam bërë kundër ndonjë individi.Kurrë nuk kam qenë, në as do të jam në shërbim të asnjë njeriu, cilido që të ketë qenë fuqia e tij politike, e sidomos jo pas vitit 1991 e këndej, krejt deri me sot.

Nëse gjatë këtyre viteve pendohem për ndonjë veprim timin është: Pranimi i Milaim Zekës që të garoi në Listën e Nismës për deputet i Kuvendit të Kosovës. Për ketë gabim timin, qytetarëve të Kosovës, burrave e grave U KËRKOJ FALJE!  U kërkoj falje për gjuhën që ai përdor në Kuvendin e Kosovës dhe e cila gjuhë e degraduar hynë në çdo familje shqiptare. Sinqerisht, qytetarëve të Kosovës, familjeve shqiptare u kërkoj falje prej më të sinqertave!

 

 

Milaim Zeka dhe disa deputetë gjatë debateve në Kuvendin e Kosovës përdorin gjuhë harbute, arrogante, gjuhë rrugaçësh, të përcjellë me sharje e fyerje, krekosje e deri edhe përplasje fizike mes njëri tjetrit, duke manifestuar kështu mungesë elementare të edukatës, arsimimit, respektit dhe tolerancës njerëzore. Kjo gjuhë e neveritshme, del nga goja e tyre me qëllim për të fshehur të palarat, akuzat për korrupsion, mashtrim të qytetarëve, idiotësi e prapësi, e cila  nuk do të duhej ta kishte vendin askund dhe jo se jo në Kuvendin e Kosovës. Aktin moral të Jakup Krasniqit është mirë ta mbështesin edhe krerët e Shtetit e sidomos të parët e partive politike, sepse, veç tjerash,  edhe  gjuha e ndragur e të tillëve ka bërë  që popullata ta humb besimin te ata që i zgjedh, dhe që janë vetëm 40 përqindëshi i atyre që marrin pjesë në zgjedhje.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …