Kryekuvendari Veseli kërkon nga Franca mbështetje për procesin eliberalizimit të vizave për Kosovën

Kryekuvendari Veseli kërkon nga Franca mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim drejtoreshën për Evropën në Ministrinë për Evropën dhe Punëve të Jashtme të Francës, Florence Mangin, me të cilën kanë diskutuar për thellimin e ndërmjet Kosovës dhe Francës, zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe me theks të veçantë, për hapat që ka bërë Kosova në rrugën e saj të integrimit euro-atlantik e të anëtarësimit në organizata të ndryshme ndërkombëtare. Kryetari Veseli falënderoi Mangin dhe nëpërmjet saj shtetin francez, për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fushat dhe proceset. Kreu i Kuvendit u fokusua në agjendën euro-atlantike të Republikës së Kosovës dhe nevojën e përkrahjes së mëtejme nga vendet mike, si Franca. Veseli theksoi se Franca e ka mbështetur Kosovën në rrugën e saj evropiane dhe përkrahja e Parisit zyrtar në fazën finale të liberalizimit të vizave është shumë me rëndësi, por po ashtu i kërkoi edhe mbështetjen e Francës për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. “Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara për liberalizim të vizave dhe për këtë ka marrë vlerësimin e nevojshëm si nga Komisioni Evropian, po ashtu edhe nga Parlamenti Evropian. Tani presim një veprim të qartë nga vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të reformave në agjendën evropiane. Adresa e Kosovës është  Bashkimi Evropian dhe NATO dhe ne do ta ndjekim këtë rrugëtim”, tha Kryeparlamentari Veseli. Nga ana tjetër, zyrtarja e lartë franceze, Florence Mangin, theksoi se do ta përkrahin rruëgtimin evropian të Kosovës, anëtarësimin në Interpol si dhe do të angazhohen për rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.

Kontrolloni gjithashtu

Pleurat Sejdiu: Për katër pesë vjet rreth mbi 550 ekipe mjekësore janë larguar prej Kosovës

Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …