Kuvendi i Kosovës e vazhdon sot seancën për projektligjin e buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2019

Partitë opozitare kërkojnë që të mbahet seancë të jashtëzakonshme për politikën e jashtme të vendit

Partitë opozitare në Kosovë kërkojnë që të mbahet seancë të jashtëzakonshme për politikën e jashtme të vendit “Duke qenë se politika e jashtme e Kosovës është tërësisht e çakorduar me skandalet e fundit në politikën e jashtme të cilat kanë dëmtuar jashtëzakonisht imazhin e Kosovës në botë, dhe duke pasur parasysh mos funksionimin normal të Kuvendit të Kosovës, Grupi Parlamentar i LDK-së dhe i Vetëvendosjes kanë dorëzuar sot kërkesën me të cilën kërkojnë thirrjen e seancës së jashtëzakonshme me këtë pikë në rend të ditës: ‘Debat parlamentar lidhur me dështimet dhe skandalet në politikën e jashtme të Republikës së Kosovës’”, është thënë në njoftimin e Grupit Parlamentar të LDK-së. Në arsyetimin e kësaj kërkese thuhet se prioritetet e politikës së jashtme, në vend se të jenë afatgjatë, po ndryshohen në baza ditore, duke krijuar kështu konfuzion dhe situata të papëlqyera para partnerëve tanë ndërkombëtarë ku stopimi i procesit të njohjeve është vetëm një nga pasojat e kësaj politike të jashtme të çakorduar, të papërgatitur dhe të dëmshme për shtetin e Kosovës. “Po ashtu, duke qenë se ministri i Punëve të Jashtme nuk përgjigjet as në interesimet e deputetëve për çështje të politikës së jashtme, pasi ai shumë rrallë merr pjesë në seancat e Kuvendit, si dhe në pamundësi që deputetët dhe Komisioni Parlamentar që mbulon politikën e jashtme të kryejnë detyrën e tyre si mbikëqyrës të ekzekutivit të vendit që merret me politikën e jashtme, kërkohet mbajtja e seancës së jashtëzakonshme”, është thënë në këtë njoftim për media. Seanca është kërkuar të mbahet me datë 16 nëntor 2018, në orën 10:00.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …