Skifter Gjakova: “Stina e puçistëve”


Rikthimi i komunistëve dhe i elementëve përkrahës të tyre në pushtet, i atyre komunistëve që ishin bransha e fundit idiotike me prirje fashiste, e zbërthen lakuriq principin ideologjik të disa gjeneratave të vendit që pa fije morali dhe përgjegjësie historike duan të zhgërrehen sërish, kulltuqeve që i përgjakën përgjatë gjysmë shekulli me gjakun e qytetarëve shqiptar  që i sunduan dhe i shfrytëzuan pa mëshirë. Përpara se të shkatërrohej komunizmi, ata ishin gjeneratorë të krimit të padënuar dhe, influencues prej idiotësh të ndërtimit të pushtetit kriminal. Erih Honeker, ish kryetar i Gjermanisë Lindore, thoshte  se, “Komunizmi (alias: socializmi) do të jetojë edhe 100 vite”, por nuk shkuan as 10 muaj  dhe komunizmi ra siç bie një elefant në humnerë. Gjermania u bashkua, ish BRSS, Jugosllavia u shpërbën…etj.


 


Skemat staliniste të satanizimit kriptokomunist


 


Komunistët, janë e njëjta branshë ! Ata, po rigrupohen në Prishtinë. Djallëzisht. Se, nuk mund të konsiderohet si një veprim në tentativë, arti djallëzor i të bërit politikë në kurriz të historisë dhe stivës së mëkateve shekullore ultrakomuniste, ndërkohë që e gjithë puna gjarpëron në shtratin e një lumi mes brigjeve të të cilit lum, komunistët nuk u edukuan asnjëherë që t’i ndërtojnë standardet afatgjata morale dhe ligjore që mbrojnë shtetin dhe demokracinë, dhe jo pushtetin e diktaturën!


 


Përfaqësuesi i fundit, ai më tipiku i komunizmit represiv serbo-jugosllav, shqiptari Isa Mustafa, sot ia ka hapur vetës dyert virtuale të pushtetit duke e realizuar një aksion real puçist, me çka në mënyrë antiligjore ka zaptuar ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deri sa Isa ishte dashur të akuzohet për dhunim të institucionit më të lartë të vendit, precedentin e tij komunisto-puçist të “17 korrikut”, menxi po e ndal Gjykata Kushtetuese.


 


Rreth z. Isa, janë bashkuar  ish komunistët, komunistët e sotshëm dhe proletarët ballkanik të Kosovës ( shqiptarë, serbë, mysliman, turq, goranë  etj.). Si rrallë në momente të këtilla, kur s’ka as krizë kombëtare dhe as kërcënim lufte, rreth Ises janë afruar edhe disa patriot dhe ish luftëtar të kauzës çlirimtare. Do të duhej të ishte, krejt e kundërta! “Patriotët”, po e ndjekin maksimen: “Armiku i armikut tim, ashtë miku im”!  Këta – kështu,  pak sa janë e kanë veshur maskën e demokracisë atdhetare,  dhe i janë kontrabanduar lobit kriptokomunist që komandohet tash e rreth 100 vite nga Beogradi, si filialë e njohur e bolshevistëve rusofil në Ballkan.


 


Një tufë e madhe e ashtuquajtur demokratike–pluraliste, tentoi më 17 korrik 2014, një puç real “demokratik” me primesa tinëzare të ardhjes në pushtet. Gjithçka, buroi si rezultat i përpjekjeve disa-vjeçare për sabotimin e luftës çlirimtare dhe gjunjëzimin e shtetit të Kosovës në arritje të pushtetit. Kësisoj, u shkel rendi demokratik dhe u pushtua nga kjo tufë mediokre Kuvendi, si institucioni më i lartë i vendit. Kishte apo s’kishte skenarë, kjo ka pak rëndësi, mirëpo të gjitha llogaritë dhe faktet qojnë te përgatitjet konspirative, te grupimi dhe rigrupimi, si dhe te ofensiva perfide e ish komunistëve si dhe e ndjekësve dhe e simpatizantëve të tyre, për t’u rikthyer me rrugë antidemokratike dhe me pompozitet të stilit puçist në pushtet.


 


Ata, synojnë izolimin e Hashim Thaëit – pacifikimin e Drenicës. Tingëllon si jo politikisht, po natyra e rrethimit dhe e tundimit që e kemi parë deri tani, tregon arsyet pse Isa me të tjerë gjeneron e rigjeneron  kaq shumë vendosmëri, sfida hakmarrëse.  Sipas skenarit fillestar, ata krijuan në opinion përshtypjen sikur, ne ndodhemi përpara një momenti shpëtimtar kombëtar, sikur vendi ndodhet në prag të një krize që po s’u shmang, të gjithëve do na mbulojë “si nata e ferrit” ! Të gjitha të këqijat e djeshme historike të vendit, u adresuan tek një emër: “Hashim Thaçi”! Prejardhja e  “rrezikut”, iu adresua një subjekti politik: “PDK”-së! Puçistët, iu shfaqen qytetarëve si “shpëtimtar” dhe në këso momente, si zakonisht kërkohet edhe unitet kombëtar! 


 


Ata, u shfaqen gjoja unik. I braktisën programet politike, parimet, premtimet!


 


U bashkuan, si jo,  rreth planit për  izolimin e Thaçit. Sipas një kombinimi politik mbi natyrën heterogjene të asaj që lehtësisht e mundëson demokracia, pavarësisht shkeljeve të normave standarde demokratike, subjektet politike LDK-AAK-NISMA (Isa – përfaqësues i komunistëve ortodoks serbo-jugosllav, Ramushi – përfaqësues i formacioneve ushtarake çlirimtare me prirje radikale,  Fatmiri – përfaqësues mikst i kuazi-demokratëve…), jo vetëm me strukturat e veta udhëheqëse (kupto: kryetarët dhe kryesitë) por edhe me trupat e tjerë ekzekutiv e teknik, e deri atje poshtë në bazë ( degë e nëndegë), u shfaqën si gogol prej ish komunistëve, prej ish agjentëve, prej ish strukturave që u kanë shërbyer regjimeve më shtypëse politike e shtetërore, si në ish Jugosllavi e po ashtu edhe në Serbi.


 


Në fillim, këta u duken si shumë të konsoliduar dhe agresiv, të disponuar për ta realizuar skenarin e “shpëtimit të vendit”, atë skenarë që nuk është në brendi funksional, sepse është një skenar jo i natyrshëm politikisht. Sekenari, ka shumë destruktivitet, gënjeshtra dhe është i shkruar me paragrafë vetë dëshirues dhe vetë-improvizues! Pashallarët si Isa Mustafa, Ramush Haradinaj, Veton Surroi, Lutfi Haziri, Albin Kurti, Fatir Limaj, Jakup Krasniqi, jeniçerët si Albin Kurti, Fisnik Ismajli, Arben Gashi, Ismet Beqiri, eunukët çatipë dhe çirrës si Halil Matoshi, Burim Ramadani, Ardian Gjini etj., dhe të tjerë tagrambledhës të ideve dhe fetfave konspirative me të cilat turbullohet mendja e masave në nevoja politike dhe ekonomike, u turrën me sy, veshë e këmbë kah ndërtesa e Kuvendit të Republikës së Kosovës.


 


Skenari, para ushtoi si murmurima  natën nga zallahia e propagandës së çartur e subversive, e pjellë  nga dy paçavuret ditore: “Bota Sot” dhe “Bota Press”. Koordinatori prishtinas i tyre, Bajrush Morina, një ish funksionar i branshës serbo – cigane komuniste të viteve të 90-ta në Beograd dhe në Prishtinë, mori mbi vete si prioritet mbështetjen bolshevike të putinistit Isa Mustafa, dhe të bolshevikëve të tjerë të grumbulluar rreth tij. Bajrushi, tash e rreth 30 vite, e tund në Prishtinë  flamurin antishqiptar të urrejtës patologjike kundër patriotëve me damkë, dhe kundër secilit që ka luftuar kundër Serbisë.


 


Ditë për ditë tash, paçavurja  “Bota  Sot” me pjellen kopile “Bota Press”, kanë  botuar dhjetëra mijëra lajme, analiza, komente, intervista etj., të gjitha, ose me karakter urrejtës – mohues, ose me karakter shpifës dhe përqarës, ose me karakter subverziv – pro-serbo-jugosllav dhe pro udbashist ! Paçavureve si këto, u janë bashkuar edhe e përditshmja tjetër “Zëri”, pjellë e ish gazetës komuniste “Zëri i Rinisë”. U ashtë bashkuar bile, edhe “Koha Ditore”, si pjesë logjistike e pjellës komuniste me do gazetar dhe kolumnist të cilët, eksitohen sapo redaktorët i urdhërojnë për t’ua shtuar teksteve ngjyrat bolshevike, dhe për t’u rënë fort në kokë të gjithëve atyre që, komunistet  shqiptarë – kosovar, i prishën dhe pastaj i tërhoqën zvarrë nga rrëçethulli serbo-jugosllav, dhe Kosovën e shkëputën (e çliruan ) nga tutela e Beogradit. 


 


 Agresiviteti puçist me skenar të tjerë eventual


 


Dikur moti, e më vonë, e kishin në shenjë Demaçin, pastaj Adem Jasharin, sot e kanë Hashim Thaçin.  Me 17 korrik, Isa u ngjit në krye të organit më të lartë të vendit, i zgjedhur sipas një skenari politik me numra (vota), realisht të pakontestueshëm. Por “kontestimi”, buronte nga ana tjetër e medales, nga ana e shkeljes dhe e veprimeve në kundërshtim me procedurat dhe ligjin. Për ironi të fatit historik të vendit dhe për fat të Isa Mustafës, nga pikëpamja procedurale – teknike e mbarëvajtjes së agjendës puçiste ( LDK-AAK-NISMA), qëlloi që drejtuese e seancës puçiste të jetë madje,  një deputete serbe ( kjo, për shkak të moshës së saj). Isa, realizoi ngjitjen në krye të Kuvendit, duke zbatuar proceduren e rendit teknik në gjuhën serbe, dhe kjo duhet t’ia ketë kujtuar atij, seancat e dhunshme të kohës së Milosheviqit në Kosovë, ose të paktën periudhën integraliste komuniste jugosllave në Kosovë.    


 


Isa, nuk u bezdis asnjëherë  nga “fati historik tragjik i Kosovës”, kurse ai qe me fat që “ora e jetës”, e ktheu edhe njëherë në ditët e tija komuniste në të njejtin vend, ndonëse në kohë diametralisht tjetër!


 


U bë si u bë, e puçi isoist, dështoi! 


 


Halil M., ftoi në “rezistencë” në një kolumne të botuar ne gazetën ku punon, me datë 23.07. 2014, cok, siç i ftonte masat në rezistencë të mbrojtje së socializmit dhe titizmit ideologu i tij i dikurshëm, A.V. Thirrja e tij erdhi pasi që, HTH po del me qenë goxha i fortë dhe se as Isa, si një komunist i gatuar dhe si një milosheviqian i farkuar, bashkë me Ramushin dhe me komandantët e tjerë të FARKU-ut protitist, nuk po arrijnë t’ia lëkundin karrigen e fituar me votat e lira të popullit në Kosovë. Madje, sipas agresivitetit të shprehur në kolumne, Halili e ka kuptuar se as kaçurreli i dikurshëm Albin K., me alamet VV-në pas vete ( Deputetët e VV-së në krye me komandantin R. Selimi, veç punës aktive logjistike për integralizëm dhe jugosllavizëm në Kosovë, me një lehtësi të flladshme vere ia hapën rrugën e megafaktorizimit listës “Serpska” – një karikaturë e Beogradit në Kosovë), nuk do të bëjë punë në dëbimin apo në linçimin politik të Hashim Thaçit.


 


Nuk është i frustruar aq shumë Halili, sa është i frustruar Veton S-ja, ai që “këmbët e veta si të gjarprit të zi”, po përpiqet t’ua amputojë të tjerëve!  Dhe me 17 korrik, edhe me ndihmën e madhe surroiste, Isa u ngjitë në krye të organit më të lartë të vendit. Po, ishte një “ngjitje” militante, sakrifikuese, komuniste…!  Aty, në Kuvend dhe jashtë tij, ringjallej hija e dikurshme e Jugosllavisë. Vetoni, duhej t’i kishte meritat e veçanta, cok. Veç në ceremoninë e mbajtur përpara Teatrit Kombëtar në Prishtinë me rastin e sjelljes së eshtrave të Jusufit, Kadriut e Bardhoshit në atdhe, kemi mundur t’i shohim të bashkuar komunistët, ultra antishqiptarët dhe udbashët ( e kishin një qëllim zaten, që edhe e realizuan: ndarjen për së vdekuri të tre heronjve), më shumë se sa që i pamë në Seancën e 17 korrikut. 


 


Në tentativë, puçistët po vazhdojnë të bëjnë presion në publik, në institucione dhe në rendin juridik për ta instaluar vetën në krye të pushtetit. Si e tërbuar, por me dinakëri të nxjerrë nga literatura dhe përvoja historike e revolucioneve komuniste, bransha puçiste që ka tharmin kripto-jugosllav dhe kriptoserb, po lëvizë gur e dru që t’a heqë nga pushteti Hashim Thaçin, kryeministrin në detyrë.


 


Qe do, ky ka marrë  166 481 vota


 


Me këto vota, Thaçi s’ka të drejtë t’ua falë gëzimin bashibuzukëve, demagogëve dhe atyre që duan hallakamë  dhe përmes hallakamës – pushtet. Institucionet e Republikës së Kosovës, i kanë themelet mbi gjak. Isa, si dhe shumë  të tjerë, e kanë vendin parapa grilave. Si pa sherr, deputeti adeloshent i LDK-së, Arben Gashi, tha para pak ditësh se, zgjedhjet e reja eventuale mund të jenë problematike, mbase konfliktuoze! Çka tregon kjo deklaratë ? Kjo deklaratë para tregon se, puçistët e dështuar mund të nxisin përçarje të reja, trazira dhe konflikte brendakombëtare. Ose, në tentativë ata mund të realizojnë “skenarë plus” për të shkaktuar nivele të tjera destabiliteti, në mos, dështim politik dhe institucional të shtetit të Kosovës.


 


 


 


Skifter Gjakova: E kaluara e tij, është pa lavdi !


 


 


E kaluara e tij, është pa lavdi ! Lavdia që ai e ka arritur, lidhet me entuziazmin e një shkollari në kohë gjysmëkolere, dhe pa gjelbërim të vendit dhe tokës që i dha jetë! Finok dhe i heshtur, një karakteristikë e intrigantëve dhe e karrieristëve, njeriu që po e sakrifikon partinë e tij të madhe dhe me traditë në shenjë urrejtje ndaj kundërshtarit historik, nuk preferon t’ia kujtojnë të kaluarën. Fatkeqësisht, si një komunist me zemër dhe si një shërbëtor i zellshëm i kësaj ideologjie, Isa Mustafa, kryetar aktual i LDK-së ka hyrë në politikë atëherë kur të tjerët ose largoheshin si dembelë dhe dezertor, ose largoheshin për shkak se nuk e zbatonin si kërkohëj platformën e komunizmit dhe të jugosllavizmit. Pikërisht “jugosllavizmi” stoik i Isës, ai jugosllavizëm që në bashkëpunim me serbizmin ortodoks antikosovar dhe antishqiptar u instalua në Kosovë me agresivitet të paparë pas vitit 1981, e ndërtoi figurën e tij dhe i hapi rrugë në karrierë.


Janë plotë 37 shtatë vjetë të cilat, Isa nuk do t’ia përmend askush. Tek nuk do, ne ia përkujtojmë se ai, hyri në politikë atëbotë kur të tjerët iknin si prej gjarpërit prej saj, dhe iu bashkua politikës shfarosëse të Beogradit kundër shqiptarve jo vetëm në Kosovë por, në të gjitha viset ku ata jetonin, përfshirë edhe Shqipërinë e Diasporën. Isa, i përqafoi platformat serbojugosllave të diferencimit, burgosjeve, linçimit, likuidimeve etj. Isa, fitoi referenca pozitive nga padronët në Beograd dhe si sejmen i pakompromis në luftë kundër “nacionalizimit dhe seperatizmit shqiptar” ecte përpara, siç thoshin çetnikët: “…deri në Tiranë”! Janë plotë tetë vite (1981-88), të cilat e mbajnë peng biografinë e kapitullit të parë të veprimtarisë publike dhe, jo publike të Ises. Dosja e Isës është e kodifikuar si nga vetë ai, e po ashtu edhe nga padronët e dikurshëm të tij në Beograd. 


Si të dekodohet biografia e tij finoke, rubikoniste? Fijet e dekodifikimit braunian, qojnë padashur edhe tek një dosje tjetër: te dosja e pasvitit 1991, brenda së cilës gjendet “thembra…” që e fsheh “listën” e figurave të “Alternatives Shqiptare 90” që, përmes LDK-së u avancuan dhe u katapultuan në karrierë e në biznes, në kulm kohe të pushtimit serb të Kosovës! Si u vendos dhe kush vendosi që pikërisht ata që kishin qenë krejtësisht hapur kundër Nacionalizmit dhe Seperatizmit Shqiptar dhe kundër Republikës së Kosovës nën tutelën e Beogradit, ose që kishin ndejur nën hijet e blinajajave të Gollakut dhe s’kishin bërë asgjë që, të avancohen për rreth një  “dekadë okupimi” në poste drejtorash, shefash, ministrash etj. ? Këtë, askush se ka thënë deri më sot dhe, as se di mirë !? 


Por, do të ketë përgjigje një ditë! Isa, njerëz, është njëri nga këta. Atje, në hierarki të lartë, deri në: “Ministër Financash”! Çfarë ministri, ku ishin zyrat e ministrisë që Isa e drejtonte? Me se merrej kjo ministri, kujt i është përgjigjur ndonjëherë? Ende pa i bërë zyrat, sapo i kishte diktuar se do ti bënin, dikur moti UDB-ja i likudoi krerët e lëvizjes, Isufin – Bardhoshin e Kadrinë. Bile, edhe duke qenë se ata vepronin në ilegalitet të thellë! Dy dekada të plota, janë të diskutueshme dhe patjetër duhen korrigjuar  në biografinë e njeriut me emrin Isë (Isus, Jezus, Isa). Ndoshta  duhet retushuar, deri në kallxim penal. Dy dekada, kanë embargo në biografinë e njeriut me sy putini, dhe me buzëqeshje ngjyrë flake që delë nga djegja e plinit.


Isa, nuk i ka dhënë kurrë përgjegjësi Kosovës dhe popullit të saj për kohën kur ai i shërbeu orgjisë serojugosllave që, e qoi Kosovën në gijotinë! Isa, nuk i ka dhënë kurrë llogari Kosovës dhe popullit të saj as në kohën kur ajo, u dogj e u përvëlua si asnjëherë në historinë e saj! Isa, vuajti shumë në Prishtinë dhe në Berlin, veçse “vuajtjet e tij” ishin të natyrës gllamoze – me natyrë shpërdorimi e luksi në kohë okupimi e lufte.        


Biografia e tij, dekodohet së bashku me veprimet dhe përgjegjësitë që Isa i ka marrë nga ata që e shkolluan, si dhe i qëndruan prapa që të ngjitet në karrierë mbi gjakun dhe plagët e Kosovës. Isa Mustafa, përpara se të ngjitet edhe më lartë në pushtet, duhet t’i përgjigjet vendit dhe qytetarëve për konspiracionin, mospërgjegjësinë dhe pasojat e pushtetit ku ai qe pjesë e pa evitueshme e terrorit dhe gjenocidit i cili, nuk filloi më 1998 por vite e vite më herët!  


Si edhe shumë pjestar të klanit antirepublikë ( nocioni teorik dhe praktik i platformës politike gjithëshqiptare “Kosova Republikë” – 1981), Isa nuk ka preferuar të flas asnjëherë! Me përdëllesë dhe finokshmëri, Isa e ka mbajtur larg publikut dhe qytetarëve të kaluarën e tij duke demonstruar aftësi dhelprake me stilin e strucit, si dhe duke i satanizuar të tjerët me stilin e një luftëtari demash ( Isa, është me shenjën e Demit në hosroskop), në koridet e ngushta spanjolle. As për qeverisjen komunale, Isa nuk i është përgjegjur as partisë dhe as qytetarëve.  Milionat e tatimpaguesve prishtinas, nuk kanë destinim përfundimtar të qartë për një auditim të pavarur. 


Isa Mustafa, ka penetruar mes anëtarësisë dhe strukturave partiake të LDK-së duke ua kafshuar dinjitetin dhe kokën fshehtas atyre, si në një teatër shekspirian! I ndodhur në llozhë, nga rendi i fundit të dikurshëm, Isa sot kërkon që sërish të shfaqet si më i pari i vendit, pa çka se do ta sakrifikoj edhe kryesinë e edhe partinë e tij si një kurban shkretëtire !


Perfid, ai shpreson në një hakmarrje, sidomos  ndaj “katundarëve” që ia pushtuan Prishtinën e tij të dikurshme të stisur me serbizëm dhe ortodoksizëm bizantin. Edhe vetë është një bizantin i maskuar, i lumtur si asnjëherë që mund ta ketë shansin brutal që padronëve në Beograd t’ua kënaq zemrën, e t’ua kthejë kusurin për shërbimet e tyre. Hakmarrja e Isës, është stisur e bërë publike gjatë fushatës, veçanë në një intervistë në RTK. Goxha hapur.  E, duke e fshehur dorën e duke mos e djegur, Isa po afrohet te prushi që t’i vjedhë gështenjat e pjekura. E kështu, nuk bëhet politika zotni Isë! Ktheje kryet prapa, dhe shihe turmën në LDK se si po e kërkon kokën tënde, se si po lyp përgjegjësi për veprimet e tua makiaveliste, për rezultatin në zgjedhjet e 8 qershorit 2014 etj.  


Isa, po e djegë jorganin për një plesht. Po i prodhon me vetëdije krizë politike Kosovës, në vend se ti ofrojë stabilitet.  Qytetarë të nderuar, kështu nuk pjeken dhe as nuk hahen gështenjat! Ka pak sens kujdesi, mbi aromën e këndshme të tyre! Politikanë dhe intelektual, diferencohuni përfundimisht nga mbeturinat e fundit të proletarëve dhe komunistëve të gatuar në kuzhinat serbojugosllave të cilat në këtë kohë, po tenton që zyrtarisht t’i përfaqësojë Isa Mustafa. Gazetar dhe publicistë, zhvishuni nga frika dhe heshtja juaj e frikshme, nga lojaliteti politik dhe publik që t’i japim fund sundimit të nxënseve të shkollës së Kumrovcit. Si për mëshirë, e thërrasim në pendim Isa Mustafën dhe e lusim që të mos hyjë në mes të skenës politike për të futur përqarje, konflikt, ndasi  dhe urrejtje! Të bëhet burrë, nëse ka qenë ndonjëherë e t’i mbarojë misionet e pamundura të rikthimit të kokës së Prishtinës, kah veriu serb. Se, ky do të jetë gabimi i yt i parë dhe i fundit, o zotni Isë Mustafa me mustafiqëve e t’u prej Trigllavi e deri në Gjevgjeli. Lutjet si këto, bash si këmbanat e së dieles po kumbojnë edhe në LDK. E kaluara dhe e tashmja e jote Isë, ka qenë dhe do të mbetet pa lavdi. Jo ne, kështu ke dashur ti! Ikë në pension, bablok!

Kontrolloni gjithashtu

Berat Rukiqi

Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave

Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …