Ministri Shala merr vendim që ndalon shitjen dhe shërbimin e alkoolit dhe duhanit për të miturit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, në vazhdën e vendimeve për mbrojtjen e konsumatorit ka lëshuar urdhëresë për Inspektoratin e Tregut, që obligon zbatimin me përpikëri të nenit 15 të Ligjit Nr 06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit. Urdhëresa e ministrit Shala ka për qëllim të ndalojë dhe të sanksionojë shitjen, shërbimin dhe dhurimin e duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën moshën 18 vjeç. Kjo urdhëresë obligon të gjitha bizneset që ta paraqesin në vendin e tyre shenjën për ndalimin e shitjes së produkteve të duhanit dhe pijeve alkoolike personave nën 18 vjeç. Në urdhëresë thuhet se të gjitha pikat shitëse do të ndëshkohen në rast të mos zbatimit të ligjit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …