Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për masën tarifore prej 10 për qind për produktet që importohen nga Serbia dhe Bosnje Hercegovina, ka qenë vendim i detyrueshëm. “Kjo nuk duhet ta zmbraps Qeverinë e Kosovës por ta detyrojë Serbinë t’i respektojë marrëveshjet e arritura”. Shahini ka thënë se Qeveria e Kosovës ka qenë e detyruara ta merrë këtë vendim. Ndërkaq sa i përket reagimit të BE-së se kjo masë është në kundërshtim me CEFTA-n dhe MSA-në, Shahini ka thënë se Bashkimi Evropian është duke u treguar i njëanshëm sa i përket trajtimit të Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, BE-ja duhet të tregohet racionale dhe mos të diskriminohen prodhuesit vendor. “Vendimi i Qeverisë ishte i detyrueshëm, ne duhet t’i mbrojmë prodhuesit tanë dhe të sjellemi në të njëjtën mënyrë me shtetin serb. Nuk është hera e parë që faktori ndërkombëtar ka dalv në njërën anë duke e mbështetur Serbinë dhe diskriminuar Kosovën. BE-ja po tregohet e njëanshme, andaj duhet të bëjë presion tek Serbia dhe mos të maltretohen qytetarët dhe bizneset tona”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …