Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të përjashtojë prodhuesit shqiptarë nga taksimi prej 10 për qind për mallrat serbe. Pas vendimit për vendosjen e masave mbrojtëse ndaj produkteve që vijnë nga shteti i Serbisë, kryetari i komunës së Bujanocit, kërkon nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, përjashtimin nga këto masa të prodhuesve dhe produkteve që në Kosovë nga Kosova Lindore. Kamberi thotë më tej se prodhuesit shqiptarë të kësaj treve të vetmin treg e kanë Kosovën dhe nuk ka mundësi tjetër tregu të plasimit të produkteve të veta, ka thënë ai. Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e së martës, ka marrë vendim që t’i taksojë mallrat e Serbisë dhe të Bosnje e Hercegovinës me 10 për qind, duke i përjashtuar brendet ndërkombëtare që prodhohen në dy shtetet përkatëse. Ndaj këtij vendimi ka reaguar BE-ja, por edhe Serbia, që kanë kërkuar tërheqjen e këtij vendimi menjëherë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri i Mbrojtjes së Kosovës po merr pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes së …