Fatmir Graiçevci: Nuk mund ta fitojnë luftën kundër UÇK-së shqipfolësit dhe Dik Marti me company

Ka vite që është duke u bërë një propagandë e pandërprerë për komprometimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj. Nëse provojmë të gjejmë zanafillën e kësaj propagande do të konstatojmë se ajo e ka zanafillën historike në Serbi, por ishte intensifikuar  në kohën kur ajo drejtohej nga kryekrimineli i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi. Qeveria e Serbisë dhe të gjitha institucionet e saj kanë bërë një propagandë të fuqishme për ta paraqitur Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si organizatë terroriste dhe që meriton të luftohet dhe zhduket nga faqja e dheut. Nuk ia vlen të merret njeriu shumë me propagandën serbe, e cila me të drejt konstatonte se rrezikun më të madh për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës dhe popullit shqiptar nga kthetrat e saj e kishte  Ushtria Çlirimtare të Kosovës. Sot ia vlen të merremi me atë se kush po e vazhdon këtë propagandë të regjimit kriminal të Serbisë dhe me apo pa vetëdijen e tyre janë bërë rrogëtarë të një regjimi kriminal të dënuar nga bota demokratike por që nuk mori e as që do të marrë ndonjëherë dënimin e merituar. Një pjesë të fajit për këtë mosndëshkim e kanë edhe këta rrogëtarët e paguar dhe të papaguar të Serbisë që me djallëzinë e tyre po bëjnë që tërë vëmendja të drejtohet në krimet e supozuara që na paska mundur të bëjnë ata që iu dolën në mbrojtje viktimave, ndërkohë që harrohet mali me krime që ka bërë dhunuesi. Nuk thonë më kotë nga drunjt nuk po e shoh malin. Kjo më së shumti i leverdisë Serbisë dhe atyre që kanë marrë anën e satanait.


Nuk është me rëndësi se çka thuhet por kush po e thotë dhe Serbia e di se e ka humbur luftën në këtë aspekt.


 


Sot në botë nuk i kushtohet shumë rëndësi informatës apo akuzës së të tillë por asaj se nga kush përhapet  informata apo akuza. Psikologët, sociologët, psikologët socialë, gazetarët, prokurorët dhe njohës të fushave të caktuara që kanë të bëjnë me informata, të dhëna dhe akuza dhe besueshmërisë në to kanë konstatuar se 90 % e besueshmërisë se informatës varet nga ajo se KUSH po e thotë informatën dhe vetëm 10 % nga përmbajtja e informatës – mesazhit! Pra, informata, mesazhi e pse jo edhe shpifja pa autoritet është thuaja se asgjë, askush nuk vret mendjen për informata të tilla kur ato thuhen nga njerëz pa autoritet dhe të kompromentuar nga shpifjet e shpërndara në vazhdimësi. Politik bërësit, inteligjenca dhe akademia serbe të vetëdijshme për rënien e autoritetit të Serbisë e në këtë rast edhe rënies së besueshmërisë së akuzave të ngritura nga ajo, duket se kanë zgjedhur rrugë tjera për t’i bërë të besueshme shpifjet e tyre kundër UÇK-së.


 


Për fat të keq, me apo pa vetëdije, janë të shumtë shqipfolësit që për vite të tëra janë bërë rrogëtarë të Serbisë duke përhapur akuza kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe drejtuesve të saj dhe në këtë mënyrë po e vazhdojnë propagandën e nisur dekada më parë nga regjimi kriminal i Beogradit. Nuk duhet shumë mend për të ditur se bashkëpunëtor të kujt janë bërë këta shqipfolës, me apo pa vetëdije! Është mirë të hulumtohet për prejardhjen e këtyre,  cila ishte pozita e prindërve dhe familjeve të tyre gjatë kohës së ish Jugosllavisë kur shqiptarët shtrëngoheshin të shpërnguleshin në Turqi, cila ishte pozita familjeve të tyre në shoqëri dhe në çfarë poste politike ishin graduar nga Beogradi zyrtar kur populli shqiptar po bënte demonstrata për të drejtat e tyre themelore të mohuara nga Jugosllavia e Serbia. Ku ishte zëri i tyre kur shqiptarët mbyteshin nën tortura, sikur ishte mbytja e Fazli Graiçevcit, Shaban Shalës,… dhe vrasja nëpër demonstrata e shumë liridashësve të tjerë shqiptarë? A ju kujtohet  ndonjëherë  k o h a  kur bëheshin kërkesa për dënime drakonike edhe ndaj shkollarëve që shënonin ndokund inicialet “K.R”? Ku ishte zëri i tyre prej liridashësi, demokrati e humanisti kur qindra te rinjë shqiptarë ktheheshin në arkivole nga ushtria e Jugosllavisë, të cilën aq shumë e donin!? Duket se soji i këtyre rrogëtarëve, nuk e durojnë dot që Kosova të udhëhiqet nga ata që nuk e deshën Jugosllavinë, të cilën nuk e deshën as sllovenët liridashës, as kroatët liridashës, as boshnjakët, as malazezët, as sllavomaqedoasit sikur nuk e donë as hungarezët e as të tjerët por që e deshi kryekrimineli I Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi me bashkëpunëtorë, disa prej të cilëve u dënuan në Hagë por që nuk morën ndëshkimin  e merituar. Asnjë popull liridashës nuk e deshi Jugosllavinë, por ja që kishte shqipfolës që angazhoheshin me mish e me shpirt për ekzistencës e saj dhe që në këmbim të këtij shërbimi me një besnikëri që do t’ua kishte zili edhe qeni, bënin jetë përrallore ashtu sikur bënin jetë përrallore të gjithë bashkëpunëtorët e kryekriminelit, Sllobodan Millosheviq, sikur ishte Arkani, Legija, Shesheli, Dragani, e shumë të tjerë. Serbia e di mjaftë mirë që askush nuk do të ju beson shpifjeve të ngritura nga eksponentët e saj por ja që ka të tjerë që ri aktualizojnë shpifjet e saj sikur janë disa shqipfolës dhe Dik Marti me kompani.


 


Janë të shumtë hipokritët të cilët ia kalojnë edhe aktorëve të Hollivudit me aktrimin e tyre se sa shumë janë të shqetësuar që në Kosovë ka korrupcion dhe se sa shumë e ka dëmtuar ai imazhin asaj. Nëse vërtet këta janë të shqetësuar për dëmtimin e imazhit të Kosovës pse nuk ndalojnë së angazhuari për dëmtimin e imazhit të saj nëpërmjet shpërndarjes së shpifjeve për përfshirjen në vepra kriminale të drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kush dëmton më shumë imazhin e një shteti, korrupsioni apo shpifjet sipas të cilave drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës na paskan bërë krime të luftës? Nuk është se këta nuk e dinë këtë fakt por ja që ata e duan Kosovën vetëm kur mund ta sundojnë atë e nëse nuk munden ta bëjnë këtë, sikur kanë bërë dekada më parë ata që ishin vënë në shërbim të politikës antishqiptare në kohën kur Kosova ishte e sunduar nga Serbia dhe Jugosllavia, ata bëjnë çmos që Kosova në të gjitha mediet të paraqitet si vend i cili drejtohet nga njerëz që kanë marrë pjesë në krime kundër njerëzimit. Për të mos u mjaftuar me kaq, për krime lufte kundër njerëzimit flitet vetëm kur janë në pyetje akuzat shpifëse të përgatitura në Beograd sepse kur janë në pyetje forcat vrastare ushtarake e paraushtarake të Serbisë, luftën në Kosovë e quajnë dhe trajtojnë si konflikt!


 


Dyrkemi: Nuk dënohet një vepër pse është kriminale por është kriminale sepse e dënojmë


 


Është mirë që çështja e krimeve të luftës të shihet edhe nga këndvështrimi i sociologut, Emil Dyrkem. Pas hulumtimeve të shumta për krimet dhe qëllimin e dënimeve të tyre, ai kishte ardhur në përfundime tejet interesante, nga të cilat kanë marrë mësim në Serbi por ja që ne nuk kemi marrë asnjë mësim, ndonëse kemi një mori doktorësh në fushën e sociologjisë dhe mijëra studiues të saj. Dyrkemi kishte konstatuar se nuk dënohet një vepër pse është kriminale por është kriminale sepse e dënojmë. Ai me të drejtë kishte lënë të nënkuptohet se kriminalitetit i një vepre varet nga shkalla e dënimit të saj. Nëse shohim krimet serbe anekënd Kosovës nga kjo perspektive dhe përpjekjet për gjetjen me çdo kusht të fakteve për dënimin e ish drejtuesve de pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shohim se ka një përpjekje për të barazuar kriminelët me viktimat. Ata e dinë se nuk mund të ketë barazim në veprat e bëra dhe për këtë po insistohet me çdo kusht që të bëhet barazim në ndëshkim. Nëse tolerojmë që gjerat të rrjedhin sipas kësaj logjike, nuk duhet habitur kur nga numri i rasteve të proceseve gjyqësore dhe ndëshkimet e shqiptuara do të krijohet përshtypja se aq sa janë fajtor serbët për krime kundër popullit shqiptar aq janë fajtor edhe drejtuesit dhe pjesëtarët e UÇK-së pasi numri i proceseve gjyqësore dhe ndëshkimet e shqiptuara janë të barabarta e mbase shqiptarët do të kenë më shumë dënime se sa serbët!?


Këta të apostrofuarit nga Raportet e përgatitura në Beograd dhe të shpërndara me shumë pasion nga medie dhe portale të caktuara shqip shkronjëse do të ishte mire të reflektonin se cilët lisa godet vetëtima? Dihet se sa herë v e t o n, e gjithë energjia negative zbrazet mbi lisat më të gjatë mbase ata mund të konsiderohen pengesë për përhapjen e reve të zeza anekënd vendit, sepse të tillët duke e ditur se nuk kanë mbjellë asgjë për të korrur në liri, duan që me anë të reve të zeza të sjellin rrebeshe e vërshima që të shkatërrojnë gjithë çka që është mbjellë nga të tjerët me shumë mund e sakrifica. 


Gatishmëria e personave të caktuar për të drejtuar gishtin kundër personaliteteve të caktuara të luftës çlirimtare dhe për të akuzuar mbarë popullin shqiptar për shovinizëm është manifestuar menjëherë pas luftës kur për shkak të një rasti të dhunshëm të ndodhur në Prishtinë, ende pa u ditur aktorët, në përpjekje për të aktruar humanistin dhe mbrojtësin e viktimës, dënon mbarë popullin shqiptar për fashizëm!!! Me të njëjtën logjikë pak muaj më parë gjatë luftës çlirimtare, për vrasjen e gjashtë të rinjve serbe në lokalin “Panda” në Pejë, regjimi satanik i Serbisë me qëllim të komprometimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kishte akuzuar atë për terrorizëm. Do të duhej të kalonin vite që regjimi i Serbisë të pranoj botërisht se vrasja e të rinjve serb ishte bërë nga strukturat shtetërore të Serbisë për të akuzuar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për terrorizëm.


 


Me të drejtë mallkojmë Lavdërimin por pa të drejt harrojmë se Serbia ka mijëra lavdërima që i trajton si heronj


 


Dhe për fund, do të ishte mirë që të meditojmë pak për shkrimet e shumta nëpër rrjetet sociale nëpërmjet të cilave me të drejt dënohet akti barbar i Lavdërim Muhaxherit. Është mirë që të dënohen akte të tilla, të paktën verbalisht, aq sa mund të bëjnë qytetarët e pa pushtetshëm. Të gëzon fakti që të gjithë kanë dënuar aktin e tij por është dëshpëruese se sa shpejt kemi harruar se pak vite më parë akte të tilla janë bërë anekënd Kosovës, madje pakrahasimisht  më barbare. Kemi harruar se pjesëtarët e ushtrisë dhe policisë së Serbisë ua kanë shqyer barkun shqiptareve shtatzëna dhe ju kanë nxjerre frytin jashtë që të mos lindin fëmijë shqiptarë, kemi harruar masakrimin e foshnjave dhe fëmijëve shqiptar dhe vënien e pjesëve të trupave të tyre të njomë për t’i zier nëpër enë apo për t’i pjekur nëpër furra e për t’u ushqyer me ato, kemi harruar vrasjen dhe masakrimin e dhjetëra mijëra shqiptarëve në mënyrë barbare pa dallim moshe e gjinie, dhunimin e mijëra vajzave te reja, të cilat edhe sot e kësaj dite jetën e kanë skëterrë. Akte të tilla janë bërë anekënd Kosovës por ne kemi harruar të gjitha këto dhe të gjithë jemi vënë në dënimin të Lavdërimit, gjë që meriton, por pse harruan mijëra Lavdërimë që enden lirshëm nëpër Serbi ku trajtohen si heronj për shkak të veprave të tyre dukshëm më të tmerrshme, më barbare dhe më terrorizuese se ajo e Lavdërimit.  Qeveria e Serbisë dhe populli i saj asnjëherë nuk kërkuan falje për vepra të tilla. Nëse ne nuk mund t’i dënojmë ata që Serbia ka marrë në gjirin e saj, të paktën mund t’ia përkujtojmë asaj të kaluarën e afërt kriminale, barbare dhe terrorizuese dhe jo t’ia zgjasim dorën e pajtimit, miqësisë dhe bashkëpunimit. T’ia përkujtojmë orë e çast veprat e saj monstruoze anekënd Kosovës e jo të shpenzojmë energji duke u marrë dhe shpërndarë shpifje të sajuara nga ajo dhe kështu të harrojmë faktet dhe argumentet e shumta për krimet e saj monstruoze ashtu sikur po bëjnë shqipfolësit dhe Dik Marti me kompani duke vazhduar luftën që kishte nisur vite më parë kundër Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kryekrimineli i Ballkanit, Sllobodan Millosheviqi me bashkëpunëtor dikur, e që sot disa të tjerë, me apo pa vetëdije, janë duke vijuar këtë luftë dhe duke u bërë kështu bashkëpunëtorë të tij për së vdekuri !!! Athua ndjehen keq të tillët që më nuk do të mund t’ia shtrëngojnë dorën atij sikur ia kanë shtrënguar njëherë e një kohë me përulësi pak kohë pasi forcat e tij vrastare kishin bërë krime të llahtarshme në fund shkurt dhe fillim mars të vitit 1998 !? Të përkujtojmë se krimet e bëra anekënd Kosovës nga pjesëtarët e ushtrisë, policisë dhe forcave paraushtarake të Serbisë së udhëhequr nga kryekrimineli, Sllobodan Millosheviqi që ia shtrëngonin dorën me përulësi janë dukshëm më të shëmtuara dhe më të shumta në numër se sa ato të Lavdrimit që me të drejtë por gjykohet nga të gjithë por disa medie shqip shkronjëse nuk merren me krime të tilla e as me përkujtimin e tyre por që ditë e natë dhe me shumë përkushtim merren me shpifjet sipas të cilave pjesëtar dhe drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë marrë pjesë në krime kundër njerëzimit! 


Janë të shumta kompanitë apo individët që kanë ngritur procese gjyqësore ndaj atyre që me anë të shpifjeve kanë dëmtuar imazhin e tyre. Se cili do të jetë epilogu i procesit të Williamsonit mbetet të shihet, por në rast se akuzat nuk mund të argumentohen athua do të ketë ngritje të proceseve gjyqësore ndaj të gjithë atyre që në një mënyrë apo tjetër kanë dëmtuar imazhin e Kosovës, apo do të jemi të zënë duke dënuar ndonjë Lavdrim tjetër dhe të harrojmë këta që dëmtuan imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare !? Familja Katuqi nga Shqipëria ka paralajmëruar nisjen e një procesi të tillë. Le t’i lutemi Zotit që procese të tilla të nisen edhe në Kosovë ndaj të gjithë atyre që kanë dëmtuar imazhin e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …