leoni

Komuna e Malishevës do të jetë pjesë e pilot- projektit për krijimin e mekanizmave për nxitjen e investimeve nga diaspora

Në kuadër të programit “Krijimi i mekanizmave lokalë për nxitjen e investimeve nga diaspora”, planifikuar të realizohet me komunat të cilat kanë shprehë interesim të jenë pjesë e këtij programi, jemi duke planifikuar që, pjesa e parë e këtij të realizohet në muajin nëntor nga dt. 5-9 nëntor 2018. Ky aktivitet fillon me një vlerësim të situatës aktuale në katër komunat pjesëmarrëse, ndër to është edhe komuna e Malishevës, në lidhje me përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të këtyre komunave. Ky vlerësim pasohet nga një seminar / punëtori me përfaqësues të këtyre komunave dhe të, Asociacionit të Komunave e ministrive kryesore të përfshira në nivel qendror (dhe IOM, UNDP e GIZ), në të cilën ekspertët shkëmbejnë përvojat e tyre nga Letonia dhe Poloni dhe të krijojë një diskutim interaktiv me pjesëmarrësit në të cilin idetë ekzistuese përpunohen më tej dhe krijohen ide të reja. Së fundmi, në pjesën e dytë, do të zhvillohet një plan i përbashkët që përmban disa mekanizma të nivelit lokal për inkurajimin e angazhimit të diasporës. Ky plan do të realizohen nga këto komuna dhe do të përfshihen në Strategjinë e re të Diasporës dhe Planin e Veprimit dhe do të promovohen nga Asociacioni i Komunave të Kosovës si shembull për komunat tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …