Kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka marr pjesë sot në ceremoninë e organizuar me rastin e dorëzimit të dekoratave Urdhri “Heroi i Kosovës”, nga kryetari Thaçi, për familjarët e 158 heronjve që prehen në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Ai ka shkruar se për aq sa të ekzistojë njerëzimi, do të jemi borxhlinj ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë Kosovës. “Për aq sa të ekzistojë njerëzimi, do të jemi borxhlinj ndaj atyre që dhanë jetën për lirinë Kosovës, familjeve të dëshmorëve, invalidëve, dhe të gjithë të tjerëve që kanë kontribuar në forma të ndryshme për të fituar luftën e shenjtë të udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Isha i nderuar të jem i pranishëm në ceremoninë e organizuar me rastin e dorëzimit të dekoratave Urdhri “Heroi i Kosovës”, nga Presidenti i Republikës, z.Hashim Thaçi, për familjarët e 158 heronjve, emrat e të cilëve janë gdhendur në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë. Theksova ndër tjera se vetëm të bashkuar si popull mund ta çojmë përpara amanetin e dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …