Programi i MBPZHR-së dhe USAID-t, mundësi për zhvillim bujqësor

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Misioni i USAID-it në Kosovë, përmes programit për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë, synojnë zhvillimin ekonomik e bujqësor të vendit, rritjen e prodhimit bujqësor e bashkë me këtë edhe rritjen e të ardhurave të fermerëve, si dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Kështu është shprehur ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, gjatë sesioneve informuese të ministrisë dhe USAID-it rreth këtij programi, që sot janë mbajtur në Mitrovicën e Veriut. “MBPZHR dhe USAID së bashku do të bashkë financojnë projektin “Për mbështetjen e programit të zhvillimit bujqësor dhe mundësitë rurale në Kosovë  e në veçanti Zinxhirin e  Vlerave të Pemëve të Imëta dhe Zinxhirin e Vlerave të Bimëve Mjekësore dhe Aromatike. Vlera totale e mbështetjes në këtë projekt do të jetë 3.000.000 milionë euro (ose 3,7 milionë dollar amerikan) nga ana e MBPZHR – së dhe 4,2 milionë dollar amerikan nga ana e USAID–it. Të dy kontributet së bashku arrijnë në 7,9 milionë dollar amerikan, të cilat do të përdoren ekskluzivisht për të ndarë grante për fermerët, ndërmarrjet dhe organizatat tjera të zingjirit të vlerave”, ka thënë ministri Rikalo. Mbështetja e MBPZHR-së dhe USAID-it, sipas ministrit Rikalo do të ofrojë përkrahje zhvillimore për zinxhirin e vlerave të pemëve të imëta, si dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në të gjitha viset e përshtatshme për prodhim në Kosovë. Përfituesit e përzgjedhur, ai tha se do të zbatojnë projektet e tyre, të cilat do të kontribuojnë në arritjen e objektivave të zhvillimit bujqësor dhe mundësive rurale, i cili do të mbështesë Strategjinë e Zhvillimit Ekonomik për krijimin e vendeve të punës dhe gjenerimin e eksporteve.  Ndryshe, periudha për aplikim në USAID, për të përfituar grante në kuadër të këtij programi është e hapur deri më 3 dhjetor 2018.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …